Vlorë
Vlora është një qytet në Shqipërinë jugore. Vlora është qyteti i dyte më i madh portual pas Durrësit, me një popullsi afërsisht 124.000 (2006). Ndodhet ne jugperëndim te Shqipërisë, në Detin Adriatik dhe ështe qendra e Rrethit të Vlorës. Histori Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit, buzë Adriatikut. Në lashtësi njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek. VI p.e.s. Në shek. IV rrethohet me mure guri të latuar. Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanet, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë. Në shek. V. u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete. Kaloi ne shek. XIV nën sundimin e Balshajve. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, te mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj. Osmanët e pushtuan më 1417, ishte i pari port i pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëvonshëm ishte qendër sanxhaku. Më 1531 sulltan Sulejmani më gurët e Aulones ndërtoi një kala afër detit (ne vendin e stadiumit te sotëm) me trajtë 8-këndëshe, e përshtatur për artilerinë. Brënda kishte kulla 7-kateshë e banesa. Mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani. Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës. Historiani turk Evliha Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut. Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin 1963. Në vitin 1997, KKRT e qytetit Vlorë dha leje ndërtimi edhe për këtë zonë të qytetit. Në vitin 2000 gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar. [1] Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe Xhamia e Muradies 1542. Në shek. XVII-XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me 1812. Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur.











