Kukës
Para vitit 1925, fshati Kukës banohej kryesisht nga banorë vendas, aktiviteti kryesor i të cilëve ishte bujqësia dhe blegtoria e cila zhvillohej në të dy anët e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhë. Kukësi është qytet në Shqipërinë verilindore, i shtrire ne koordinatat 42.09°V, 20.43°L Kronologji: Në vitin 1571 shënohet me emrin "Kukufic" me 12 shtëpi Në vitin 1610 rreth 50 shtëpi Në vitin 1633 përmendet Vau i Kukësit Nga fundi i shekullit XVII deri nga fundi i shekullit të XVII rezultoi i braktisur. Nga fundi i shekullit të XVII e fillimi i shekullit të XIX u riprodhua me banorë te ardhur nga Bicajt Në 1869 rishfaqet me emrin "Kukusa" Në vitin 1912-1921 u pushtua nga serbët, bullgarët dhe austriakët Dhjetor 1921 u përfshi në administratën e shtetit shqiptar Në 1923 u bë qender krahinore me 28 shtëpi e 186 banorë Në 1925 u bë qytet, qendër e Prefekturës së Kosovës, krahinë e bashki Në 1938 kishte 1800 banorë Në 1939-1943 ishte nën pushtimin italian e 1943-1944 nën pushtimin gjerman Më 18 nëntor 1944 u çlirua nga forcat partizane Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri Në prill të 1965 filloi popullimi i tij Në 1970 kishte 6073 banorë Në 1978 Kukësi i Vjeter ua la vendin ujërave të liqenit të Fierzës Në 2000 kandidat për Çmimin Nobel





