NoGRes Home

The star of hollywood





 

kliko=>the star of hollywood2


Vdekja e nje Legjende!!!

Vdekja e tij ka tronditur botën e muzikës, por ata që e njihnin më nga afër, thonë se Michael Jackson kishte shfaqur shenja paralajmëruese të qarta në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore e cila sa vinte e po venitej. Ata thonë se, varësia nga dhembjet e tepërta fizike prej kohësh kanë dëmtuar në themel shëndetin e tij, duke i shtuar edhe presionin e ushtruar ndaj tij si një njeri i famshmëm i ndjekur nga shumë ngjarje që tronditën imazhin e tij. Sipas të afërmëve, Jackson po përjetonte një stres të madh së fundmi. Muajin e kaluar, "Daily Mail" raportoi se Michael Jackson njoftoi se kishte planifikuar të niste punën për t'iu rikthyer turneve muzikore dhe i pari do të startonte në muajin korrik në Londër. Sipas të njëjtit burim, ai kishte marrë pjesë vetëm në dy seanca prove, nga 45 të planifikuara. Edhe gazeta e famshme "The Sun", raporton se Jackson mund të ketë humbur jetën nga overdoza. Gjatë kësaj kohe, për shkak të gjendjes emotive të theksuar dhe ndjeshëmrisë së madhe, mësohet se Jackson kishte patur probleme me përdorimin e qetësuesve. Familjarë të këngëtarit tregojnë se i konsumonte së tepërmi tableta të tilla, madje ata e kishin këshilluar të mos i përdorte ato, por të niste turin muzikor. Edhe pse ende s'kishte ardhur ende dita e koncertit te tij të parë muzikor, mediat raportojnë se janë shitur rreth 75 000 bileta, por fansat e tij nuk do të kenë mundësinë të shohin tashmë rikthimin në skenë të idhullit të tyre. Thirrje 911-shit...ai nuk merr frymë . Ka qene ky mesazhi telefonik i dërguar tek ekipi i urgjencës. Njoftimi tek autoritetet shëndetësore të ndihmës së shpejte për gjendjen kritike të m.jacksonit është bërë nga njëri prej anëtarëve të stafit të tij në orët e mbrëmjes të se enjtes, rreth orës 08:00 sipas orës britanike. Menjëherë kanë mbërritur specialistët e ekipeve paramjekësore të cilët e kanë gjetur 50 vjeçarin të pamundur për të marrë frymë.Menjëherë këngëtari është transportuar me ambulancë në qendrën spitalore për të marrë ndihmën e shpejtë. Ekipi paramjekësor i ka masazhuar zemrën duke proceduar sipas metodave mjekësore, i ka vendosur maskën e oksigjenit, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë yllin e muzikës pop. Familja e Jackson-it të informuar menjëhere për ngjarjen, janë gjendur në spital ku iu bashkuan dhjetëra fansa dhe adhurues të këngetarit. Jashtë "Medical Center", dëgjoheshin thirrje të tilla si: "Ju duhet ta shpëtoni, atë duhet ta shpëtoni patjetër". E ëma e tij, Katherine ndodhej në spital bashkë me të birin , ndërsa babai i Jackson-it gjendej në Las Vegas kur u njoftua për lajmin. Ka qenë njëri prej mjekëve të spitalit, i cili ka njoftuar për lajmin e hidhur të afërmit dhe fansat e tij, duke u thënë se zemra e këngëtarit kishte pushuar së rrahuri. Pavarësisht përpjekjeve për më shumë se 40 minuta të mjekëve për ta mbajtur në jetë, Michael Jackson nuk arriti të mbijetojë. Kështu, Michael Jackson, një talent i vertetë i skenës muzikore, në këngë dhe kërcim, i cilësuar si "mbreti i muzikës pop", dhe që nisi karrierën e tij që në moshë të vogël, u nda nga jeta në moshën 50 vjeçare. Ai fitoi simpatinë e miliona njerëzve në mbarë botën me debutimet e tij që i dhanë famë prej dekadash. Agjensia prestigjioze e lajmeve, "CNN", raportoi se mjekët që mbërriten me ambulance për t'i dhënë ndihmën e parë në shtëpinë e tij të Los Angeles-it, thanë se në ato momente, Jakckson nuk merrte frymë. Artisti i talentuar, figurë dominuese e muzikës së viteve '80, ishte lënë disi në harresë pas skandaleve të abuzimit më të mitur, dhe me abuzimet e vetëizolimit prej shëndetit të tij të brishtë. Operacionet plastike për ndryshimin e pamjes dhe sjellja e tij, shpeshherë gjeneruese debatesh të medha, e dëmtuan shumë imazhin publik të Michael Jackson. Megjithatë, ai citohet si njëri prej njerëzve më të famshëm të botës dhe jeta e tij personale e shumëmediatizuar, së bashku me karrierën e suksesshme, e kanë shnderruar Jackson-in 50 vjeçar për gati katër dekadash në pjesë të kulturës popullore. Sapo mediat njoftuan lajmin për gjendjen e rënduar shëndetësore, dhjetra njerez u grumbulluan përpar shtëpisë së tij, por edhe në spital e vende të tjera. Ata shpreheshin se nuk e besonin një lajm të tillë, se nuk mund të ishte e vërtetë që ylli i muzikës pop, po shuhej. Ndërkaq fansa të tij nga e gjithë bota po vajtojnë ndarjen nga jeta të Michael Jacksonit. Të përlotur ata kanë ndezur qirinj, kanë vendosur lule në ambientet e shtëpise, por edhe në spitalin ku ai ndërroi jetë. Jackson u shtrua ne spitalin UCLA, në Los Angeles, pas një infarkti kardiak që pësoi në shtëpinë e tij. Ekipet paramjekësore u thirrën në shtëpinë e tij në Hollywood pasi këngëtari humbi ndjenjat dhe ishte shembur përdhe. Edhe pse burimet mediatike thonë se ai humbi jetën si pasojë e një infarkti ne zemër, për këngëtarin me famë botërore, do të kryhet autopsia për të sqaruar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij. Por gjithashtu do të zhvillohen edhe hetime të hollësishme për këtë ngajre që tronditi botën muzikore, por jo vetëm. Trupi pajetë i këngëtarit është dërguar në ambientet ku do të kryhet ekspertiiza nga mjeku ligjor i Los Angeles-it. Turma të mëdha adhuruesish të tij janë mbledhur në spital dhe në shtëpinë e tij në qytet. Të tjerë janë grumbulluar në shtëpinë ku Michael Jackson u rrit në Indiana si dhe në Times Square, dhe në teatrin Apollo në New York. Adhurues dhe miq të këngëtarit kanë shprehur keqardhjen dhe kanë bërë vlerësimet e para për Michael jacksonin. Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e yllit të muzikës pop, ka shkaktuar reagime ndërkombëtare, por veçanërisht të atyre që i qëndruan pranë, miqve, familjarëve dhe artistëve në fusha të ndryshme të jetës. Ish-bashkëshortja e tij, vajza e Elvis Presley, Lisa Marie, tha se vdekja e Michael Jackson, e kishte tronditur dhe trishtuar atë së tepërmi. E bija e Presley-t shtoi se ishte një ngjarje e papritur ndaj dhe dhembja ishte akoma edhe më e madhe. "Dashuria jonë qoftë me ty, Michael, për gjithmonë"- tha vëllai i pop star-it, ndërsa u shpreh në emer të familjes së Jackson-it. Regjisori i famshëm hollivudian, Steven Spilberg, e cilësoi atë si një legjendë të muzikës. "Ishte një legjendë, talenti i tij, mrekullia e tij dhe misteri i tij e bënin atë një legjendë", theksoi regjisori. Një tjetër artiste e madhe, Liza Minelli tha se Jackson do t'i mungojë çdo ditë të jetës së saj. Ajo tha se ai ishte një person shumë i sjellshëm dhe u mrekullueshëm. Ishte një nga artistët më të mëdhenj që kanë ekzistuar. "E doja shumë", citohet të ketë thënë këngëtarja Liza Minelli pas vdekjes së Michael Jackson. Edhe këngëtarja me famë botërore Madonna, e përlotur tha se nuk arritnte dot t'i pushonte lotët. "Bota ka humbur një nga më të mëdhenjtë e saj, por muzika e Jackson do të jetojë gjithmonë. Mendimet e mia janë për 3 fëmijët e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes. Zoti i bekoftë", është shprehur Madonna. Aktori i njohur dhe njëkohësisht guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger tha se Jackson ishte një fenomen. "Sot bota ka humbur një nga figurat më të rëndësishme dhe ikonën e industrisë së muzikës",- tha Schwarzenegger ndërsa në fund të fjalës së tij, shtoi, " Bashkohemi të gjithë kalifornianët për të shprehur dhimbjen tonë për vdekjen e këtij njëriu të famshëm". Liz Taylor, gjithashtu një aktore e njohur ndërkombëtarisht tha se ishte shumë e prekur për të dhënë deklarata. Ajo ishte një mikeshë e afërt e Jackson. Ajo ishte shumë e dëshpëruar për vdekjen e mikut të saj të dashur Michael Jackson, për të dhënë deklarata. Edhe aktorja Demi Moore, ka thënë se është thellësisht e dëshpëruar për humbjen e Michael Jackson, veçanërisht për fëmijët e tij. Gjithashtu ngushëllime kanë ardhur nga bashkëshorti i Demi Moore, Ashton Kutcher i cili foli me superlativa për këtë figurë të madhe të muzikës pop. Adhurues dhe miq të këngëtarit kanë shprehur keqardhjen dhe kanë bërë vlerësimet e para për Michael Jackson-in. Aktivisti amerikan për të drejtat e njeriut, Al Sharpton, mik i ngushtë i këngëtarit, tha se Michael Jackson ishte një figurë historike që kishte promovuar pranimin nga shoqëria të zezakëve. "Michael Jackson e bëri kulturë pranimin e një personi me ngjyrë kohë përpara Tiger Woods, Oprah Winfrey, kohë përpara Barack Obamës", tha ai. "Michael bëri me muzikën atë që ata bënë më vonë në sport, politikë dhe botën e TV dhe asnjë kontraversialitet nuk ka për ta fshirë ndikimin e tij historik", shtoi ai. Ndërsa Yuri Geller, një mik i ngushtë i Jackson, tha se pavarësisht nga talenti dhe fama, ai kishte bërë një jetë të vetmuar. "Thellë në zemër, ai ishte konfuz dhe i vetmuar dhe arsyeja për këtë, besoj unë, ështe ngaqë askush nuk e kuptonte Michael Jackson. Dhe ai kaloi nëpër ferr. Gjithsesi, tani është në parajsë, padyshim që ndodhet në një vend më të mirë"- citohet të ketë thënë Geller. Jeta e Michael Jackson u karakterizua nga një karrierë spektakolare. Ai nisi të debutojë që në fëmijërin e tij, duke shfaqur një talent që u spikat menjëherë nga specialistët e fushës. Karriera e tij nisi që nga mosha 11- vjeçare, kur grupi i krijuar me pjesëtarë të famijes së tij "Jackson 5" publikoi këngën e parë në tregun muzikor. Ndërkaq karrierën solo ai e nisi që në adoleshencë, por suksesin e pati sidomos në vitet '80. Albumi i tij i vitit 1982 Thriller, mbetet albumi më i shitur në botë i të gjitha kohërave. Ai u dallua për interpretime në muzikën soul, funk dhe rock, ai do të mbahet mend për talentin e tij si kërcimtar dhe për stilin e tij origjinal. Te gjitha këto e shndërruan Michael Jacskon-in në një emblemë mbarëbotërore. Michael Jackson u martua dy herë dhe ka tre fëmijë. Bashkëpunëtorët e Michael Jackson thanë se shkak i "infarktit në zemër" mund të ketë qenë mbingarkesa fizike dhe psiqike, përkatësisht përgatitjet për kthimin e madh në skenën muzikore. Ylli i muzikës që nuk kishte organizuar një koncert që prej 12 vjetësh, po përgatitej për një koncert në Londër nga mesi i korrikut. Padyshim që kjo ngjarje e hudhur ka qene përgjatë orëve të fundit në faqet e para të shtypit të shkruar, lajmi i parë për edicionet informative, ndërsa çdokush ka risjellë në kujtesë imazhin, karrierën dhe ngjarjet që dominuan në jetën e tij. Lançimi i albumit "Thriller", ishte arritja më e madhe e tij në karrierë, pasi ky album mban rekordin për numrin më të madh të shitjeve në të gjitha kohërat. Ndërkohë hitet e tij muzikore si "Billie Jean" dhe "Beat It" bënë që Mbreti i muzikës pop të pëlqehet nga miliona fansa anembanë botës, madje shumë prej tyre imituan dhe vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë edhe në ditët e sotme në pistat e vallëzimit. Gruaja e parë e legjendës së muzikës ishte vajza e Elvis Presleyt, Lisa Marie Presley, me të cilën u martua në vitin 1994, ndërsa martesa e tyre zgjati vetëm dy vite. Më vonë, ai u martua me australianen Debbie Rowe, me të cilën ka dy fëmijë, Prince dhe Paris. Ndërsa fëmija i tretë, Prince Michael II-të, erdhi në jetë nga një tjetër nënë, për të cilën nuk ka të dhëna. Vitet e fundit Jackson ka pasur probleme serioze financiare, ndërsa qarkulluan zëra se ai kishte një borxh prej rreth 500 milionë dollarësh. Sipas burimeve mediatike, një pjesë të madhe të kësaj shume, këngëtari shpresonte ta shlyente me koncertet e paralajmëruara që do të zhvilloheshin në Londër në muajin korrik.


8 aktoret me te famshem te Hollywood-it


Kush jane meshkujt me te famshem te Hollivudit. Copeza jete nga me te miret e roleve ne film.Te famshem dhe te pavdekshem. Jane 8 aktore me te shquar boterore qe kane merituar kete vleresim. Per te bere radhitjen jane zhvilluar sondazhe te publikut, rolet e aktoreve dhe me kryesor ka qene mendimi i kritikeve. Sipas ketij koordinimi, jane zgjedhur 8 meshkuj, te cilet nepermjet roleve jane bere te perjetshem. Duke i zbuluar nje nga nje vipat e kinematografise, gazeta eDitae boton ate efare eshte shkruar ne menyre te permbledhur per ta.
1.Alfredo James Pacino eshte i lindur me 25 prill 1940 ne East Harlem (New-York). Ai rrjedh nga nje familje e varfer dhe ka jetuar te fqinjet me gjyshen e tij. Teksa kalonte femijerine e tij, Pacino e pa veten se kishte talent per aktrim dhe filloi te merrej me te ne pergjithesi. Dhe pas nje kohe te shkurter ai arriti qellimin e tij qe te behet aktor i Hollywood-it. Filmat me te njohur te tij jane: "The Godfather - I, II, III", ku ne te tri pjeset ai fitoi Os**** "Donie Brasko", "Heat", "Devils Advocate" etj.
2.Antonio Banderas Aktori spanjoll ka studiuar ne "Artet Dramatike" ne vendin ku jetonte ne Malaga te Spanjes. Ai e njihte veten si "kamerier" e pastaj me vone si prezentues i modelit. Pasi perfundimit te studimeve ai realizoi nje film te quajtur "Labyrinth of Passion (1982)". Pas nje kohe ishte i ftuar qe te luante rolin e homoseksualit, ku aktroi ne vitin 1988. Duke luajtur edhe shume filma te tjere, nga viti ne vit ai u afirmua dhe njekohesisht iu shtuan shanset. Filmi me i njohur i tij eshte "Desperado", ne te cilin mundohet qe te zhduke mafiozet spanjolle dhe me ne fund ekzekuton edhe te vellain, i cili ishte kreu i mafiozeve.
3.Robert De Niro eshte i lindur me 17 gusht 1943, ne New-York. Paraqitjet e para te De Niro's ne televiozion ishin ne vitin 1968 ne filmat "Greetings" (1968), "The Wedding Party" 1969, "Hi, Mom" 1970. Me pas ai iu drejtua filmave te dhunshem me tematike drogen, armet, vrasjet, etj. Ne filmin "The Godfather II" (1974) De Niro's u dha shansi me i mire per aktrim, ne te cilin u shperblye me eOskare . Pas ketij filmi ai nisi te fitoje simpatine jo vetem te vendit te tij, por te mbare botes. Temen e filmave vazhdon ta ruaje edhe sot.
4.Tom Cruise Rrjedh nga nje familje shume e varfer amerikane, te cilet kane shkuar prej nje vendbanimi ne tjetrin, vetem qe babai i tij te gjeje pune dhe keshtu u rrit ne varferi. Jeta e Tomit ishte gjithnje e komplikuar prej nje semundjeje, por fati i tij ishte intelingjenca dhe dinte si ta ndertonte jeten e tij fizike. Ishte i lidhur shume me sporte te ndryshme, eeka e sheroi shpejt. Keshtu filloi shkollimin ne jete te veshtire dhe me ne fund u be aktor i Hollywood-it, ne te cilin pati shume suksese. Filmat me te njohur te tij jane "Top Gun", "Mission imposible", "Eyes Wide Shut", etj.
5. Arnold Alois Schwarzenegger 30 korrik 1947, Thal (4 milja prej Graz), Austri. Arnoldi eshte aktori me i "zhvilluar" qe Hollywoodi ka patur ndonjehere! Ai filloi karrieren e tij ne Graz, Austri vetem me nje qellim, i cili quhej "Zoteri Universitet". Ne vitin 1965 Arnoldi inkuadrohet ne Ushtrine e Austrise, por qe ta kryeje ne Shtutgard te Gjermanise. Problemi ishte qe ai shkoi diku tjeter dhe pasi u kthye, u burgos ne Austri. Kur doli nga burgu, shkoi ne Hollywood dhe filloi te punonte si gjeodez, por u lodh nga ajo pune dhe filloi te shkonte ne shkolle qe te mesonte gjuhen angleze. Me perfundimin e kesaj shkolle ai u inkuadrua ne aktrim. Dhe me ne fund e arriti qellimin e tij.
6.Bruce Willis Bruce Ka lindur ne vitin 1955 ne Gjermanine Perendimore, por eshte i rritur ne New-Jersey. Shkolla e larte: "Penns Grove High School and Montclair State College". Para se te behet aktor, Bruce ishte kengetar dhe i kishte bere dy albume. Bruce behet i famshem duke aktruar ne serialet televizive te quajtura "Moonlight". Ai u paraqit edhe ne shume seriale te tjera: eHart to Harte, eMiami Vicee, eThe Twilight Zonee, eDollye, eThe Return of Brunoe, etj. Dhe me vone, ne vitin 1987 ai martohet me aktoren Demi Moore dhe tani ka nje vajze.
7.James Eugene Carrey Jim Carrey eshte i lindur me 17 Janar 1962 ne Newmarket, Ontario, Kanada. Ne moshen 15-vjeeare fillon te luaje komedine me te dashur te Torontos. Vazhdoi te luaje komedi deri ne moshen 19-vjeeare, kur edhe shperngulet ne Los Angeles te SHBA. Pas nje kohe ai fillon te luaje komedi, sikurse ne Toronto dhe behet shume i popullarizuar. Filmi i pare i tij njihet me emrin "Introducing...Janet". Aktualisht jeton ne Brentwood, Kaliforni. Deri me tani ishte i martuar dy here, por qe te dy martesat deshtuan. Gruaja e pare e tij ishte Melissa Wormer dhe ka nje vajze me te, ndersa gruaja e dyte ishte aktore e filmit "Dumb And Dumber", qe quhej Lauren Holly. Kjo martese nuk ka zgjatur shume dhe tani jeton vetem, i preokupuar ne disa projekte filmike.
8.Mel Gibson Piksvill i New-Yorkut eshte vendlindja e aktorit e 61-vjeear Mel Gibson. Ai kishte nje familje shumeanetareshe dhe ne moshen 12-vjeeare nderroi vendbanimin, duke shkruar prane New-Yorkut per te jetuar. Nderkaq, njera nga ***** e tij filloi ta vereje se Mel-i kishte nje talent te jashtezakonshem per aktrim. Pas saj, motra e me e madhe i dergoi te dhenat e Melit ne "College", ku ai u pranua. Keshtu Mel vazhdoi ne shkolle te larte per drame. Motra ishte fati i jet
es se tij...


bruce lee&brandon lee
Te bukur, por te mallkuar.
Kane qene te pafat 12 prej VIP-ave te njohur, jo vetem nga kinemaja e muzika, qe jane ndare tragjikisht nga jeta.
1. Brandon Lee, djali i legjendarit Bruce Lee, vdiq gjate xhirimeve te filmit "Korbi", nje film qe me pas i dhuroi nje fame te jashtezakonshme. Plumbat e skenes me pistolete i rane ne trup, ku dhe humbi jeten ne moshen 28 vjecare.
2. Pas tij vjen Bob Marley, simboli i muzikes rege, qe vdiq nga kanceri ne moshen 36 vjecare.
3. Steve Irwin, gjuetari i krokodileve, shume i apasionuar pas kafsheve dhe i njohur si dokumentaristi australian, vdiq me 4 shtator te vitit 2006 pikerisht nga zvarraniket e rrezikshem.
4. Ruslana Korshunova, modelja 28 vjecare e cila u nda nga jeta pak dite me pare pasi u hodh nga dritarja e nje ndertese ne Manhatan.
5. Princesha Diana, bashkeshortja e pare e princit Carls te Anglise, vdiq ne vitin 1997 si pasoje e nje aksidenti tragjik.
6. Kurt Kobaine, kengetari i grupit Nirvana, vuante nga depresioni qe e coi ne moshen 27 vjecare te vetevritej me nje te shtene pushke ne koke.
7. Nje prej vdekjeve me te bujshme te historise eshte ajo e John Lennon. Lideri i grupit "Beatles" u vra ne dhjetor te vitit 1980 nga fansi i tij Mark David Chapman.
8. John Belushi, aktori dhe ylli i programit "Saturday Night Live", vdiq nga overdoza ne moshen 33 vjecare ne vitin 1982.
9. Jimi Hendrix, kitaristi u gjet i vdekur ne nje hotel ne Londer ne shtator te vitit 1970, ne moshen 28 vjecare.
10. Heath Ledger, aktori australian u gjet i vdekur ne nje apartament ne Manhatan, si pasoje e nje overdoze ilacesh.
11. Elvis Presley, mbreti i rock&roll, u gjet i vdekur nga infarkti ne zemer ne moshen 42 vjecare ne gusht te viti 1977.
12. Marilyn Monroe, ylli i kinematografise boterore, endrra e ndaluar per miliona te apasionuar pas kinemase, vdiq me 5 gusht 1962, ne moshen 36 vjecare.


Bruce willis

Bruce Willis Bruce eshte i lindur ne vitin 1955 ne Gjermanin Perendimore por eshte i rritur ne New Jersey. Shkolla e larte: "Penns Grove High School and Montclair State College". Para se te behet aktore Bruce-i ishte kengetare dhe i kishte bere dy albume. Bruce-i behet i famshem duke aktruar ne serialet televizive te quajtura "Moonlight". Bruce-i eshte paraqitur edhe ne shume seriale tjera: Hart to Hart, Miami Vice, The Twilight Zone, Dolly, The Return of Bruno etj.Dhe me vone ne vitin 1987 ai martohet me aktoren Demi Moore dhe tani ka nje vajze.

Tom cruise
Tom Cruise Tomi rrjedh nga nje familje shume e varfer amerikane, te cilet kane shkuar prej nje vendbanimi ne tjetrin vetem qe babai i tij te gjej pune, dhe keshtu u rrit ne varferi. Jeta e Tomit ishte gjithnje e komplikuar prej Disleksise, por fati i tij ishte qe ky ish shume intelegjent dhe dinte si ta ndertoje jeten e tij fizike dhe ambientin jetesor ne pergjithesi, dhe ishte i lidhur shume ne lloj-lloj sporte. Dhe keshtu filloi shkollimin ne jete te veshtire dhe me ne fund u be aktor i Hollywood-it ne te cilin pati shume suksese.Filmat me te njohur te tij jane "Top Gun", "Mission imposible", "Eyes Wide Shut" etj.

Mel gipson
Mel Gibson eshte i lindur ne SHBA ne Peekskill - New York, me 3 Janare 1956. Mel-i kishte nje familje shumanetareshe, dhe ne moshen 12 vjeçare Mel-i nderroi vendbanimin dhe shkuan ne nje vend tjeter ne NY per te jetuar. Deri sa ai ishte atje ai filloi dhe mbaroi shkollen fillore. Njera nga motrat e tij filloi ta vereje se Mel-i kishte nje talent te jashtzakonshem per aktrim dhe pas asaj motra e tij me e vjeter dergoi format ne "College" dhe Mel-i u pranua, dhe pastaj vazhdoi ne shkolle te larte te Drames. Motra ishte fati i jetes se tij...
olio
Komiku i madh vdiq para pesëdhjetë vjetëve. Tek dueti artistik i filmave komikë “I holli dhe i trashi”, ai ishte i gjithëdituri i përhershëm, ndërsa Stan Laurel, dukej se ishte ndezësi i flakëve të të qeshurit. Për këtë, Hardy në fakt është cilësuar si aktori më i mirë prej kësaj dyshe të pandarë. Por padyshim se karriera e tyre është epokale në historinë e kinemasë botërore. Oliver “Babe” Hardy ndërroi jetë në mëngjesin e datës 7 gusht të vitit 1957, në moshën 65-vjeçare. Ai u varros në seksionin e masonëve të “Valhalla Memorial Park” në Hollywood. Kur Stan Laurel mori vesh për vdekjen e shokut dhe partnerit të tij të ngushtë, për një kohë të gjatë nuk mundi dot të fliste. Mjekët ia ndaluan atij pjesëmarrjen në varrim. “Kështu është më mirë”, tha Stan, “Unë me siguri se do t’ia kisha këputur ndonjë mufke atje që të bënte për të qeshur dhe njerëzit do ta vlerësonin si diçka që nuk shkonte, e kështu do më shihnin shtrembër pastaj. Por “Babe” do ta kishte kuptuar. Aty ku ai është tani – unë shpresoj se e di se sa shumë njerëz e kanë dashur”. E kishte fjalën për ata miliona në mbarë botën, që kanë derdhur lotët e të qeshurave për filmat e “Laurel & Hardy” – dueti më i madh i komikëve në historinë e filmit – e ku publikisht i përkasin edhe Edward VIII, Samuel Beckett dhe Gjenerali de Gol. Në jetën e përditshme, ata ishin të dy xhentëlmenë të vërtetë – sipas definicionit të bërë nga Henry Kardinal Newman, ku një xhentëlmen ishte dikush, që asnjëherë nuk i bënte me ndërgjegje diçka të keqe një njeriu tjetër.


elvis presly
Mbreti vdiq. Këto ishin fjalët e para që shpallën vdekjen e këngëtarit Elvis Presli ditën e 16 gushtit në radiot amerikane. Me miliona fansa rreth botës edhe sot mbajnë mend detajet e asaj dite. Diku një DJ i përlotur shpalli lajmin, diku tjetër vajzat humbnin ndjenjat dhe një pjesë dëgjonin muzikën e tij në formë nderimi. Për vite me radhë ata kanë mbajtur zi dhe kanë përkujtuar në një ditë vdekjen e Elvis Preslit në shtëpinë e tij, Graceland. I njëjti ritual ka ndodhur edhe dje. Mijëra fansa u mblodhën në Memfis për të kujtuar përvjetorin e 28 të vdekjes se mbretit, i cili vdiq nga një atak në zemër. Duke mbajtur qirinj, fansat nga 10 deri në 80 vjeç qëndronin në radhën që rrethonte shtëpinë, ndërkohë që dëgjonin qetësisht melodinë e Elvisit. Fillimet e legjendës Fëmijëria e Elvis Preslit ishte shumë e vështirë dhe e varfër. Datëlindja e tij e gjashtë shënon edhe fillimin e legjendës së këtij mbreti. Si dhuratë ai dëshironte një biçikletë, por meqenëse ishte shumë e shtrenjtë e ëma i dhuroi një kitarë të përdorur. Kaq mjaftoi që ai të binte në dashuri me akordet dhe muzikën, aq sa qëndronte me orë të tëra duke dëgjuar muzikën e shenjtë të kënduar në kisha. Në verën e vitit 1953, Presli pagoi 4 dollarë për të regjistruar dy këngë të cilat i hapën rrugën. Formula që i solli fitoren ishte një përzierje e muzikës cauntry, blues dhe rock’n’roll, ndërkohë që thjesht bënte prova në studion e Sun Records në vitin 1954, në një version të këngës “That’s all right mama”. Ai skandalizoi audiencën me lëvizjet e trupit, ndërkohë që kritikët televizivë përreth vendit goditën performancën për mungesën e muzikalitetit, vulgaritetin dhe animalizmin. Por, me gjithë kritikat audienca vazhdonte dhe rritej, aq sa kapi shifrën 60 milionë shikues në një mbrëmje. Madje edhe kinemaja nuk kishte si mos ta përfshinte në industrinë e saj. Mori pjesë në 33 filma, ku performancat e tij u krahasuan me ato të aktorit të madh të asaj kohe, Xhejms Din.

robert deniro
Yjet e Hollivudit, Roberto De Niro dhe Al Pacino, kanë pranuar se do të donin të visheshin si femra dhe të luanin rolin e dy motrave në një film komik. Të dy aktorët kanë rënë dakort të debutojnë në këto role. “Është ide fantastike. Të punojmë bashkë do të jetë kënaqësi”,- është shprehur Al Paçino gjatë një emisioni në radios britanike. “Robert ka luajtur me sukses dhe pas asnjë problem disa filma komikë. Ai është i jashtëzakonshëm dhe ka një talent të lindur”. De Niro ndërkohë është shprehur: “Ne do të punojmë për filmin, më pëlqen ideja. Mund të luajmë rolin e dy motrave. Mund të ndodhë... kush e di? Dyshja aktualisht është duke luajtur në filmin “Righteous Kill” i cii është edhe bashkëpunimi i tyre i parë që nga filmi i vitit 1996, “Heat”. Aktorët Robert De Niro dhe Al Paçinio konfirmuan se do t’u pëlqente të luanin përkrah njëri-tjetrit sërish në të ardhmen. De Niro ka shtuar: “Do të kisha dashur të ishim bashkuar më parë dhe shpresoj që s’do të kalojë shumë kohë derisa të kemi edhe projekte të tjera. Kemi respekt reciprok për njëri-tjetrin. Në filmin “Righteous Kill” të drejtuar nga Xhon Avnet, De Niro dhe Paçino luajnë rolin e dy dedektivëve në Nju Jork, përkatësisht të Dejvid Fisk dhe Tomas Kouan. Në film personazhet përpiqen të gjejnë identitetin e vrasësit serial që dyshojnë se është polic. “ Njerëzit presin me padurim të na shohim bashkë dhe këtë dëshirë do ta bëjmë së shpejti realitet”,- shprehur Al Paçino.
 
Bruce lee
Bruce Lee, e vërteta mbi jetën dhe vdekjen ! « më: 28-03-2007, 02:13:59 » Citojeni "Bruce Lee, një jetë e shkurtër"Fighting Spirit"tentoi të pajtojë Hollivudin me disiplinën e një manastiri budist …. Pak pas vdekjes së papritur të Bruce Lee, në moshën 32 vjeçarë, vejusha e tij e re Linda dha një intervistë për një radio të Hong Kongut: "Dukej gjithmonë sikur ishim duke filluar një jetë të re. Të filloja të realizoje filma, të bëhej i famshëm, gjithçka ishte gjithmonë e re dhe ai vazhdonte të përsëriste: "Ky është vetëm fillimi". Kishte një rrugë të gjatë për të përshkuar, kaq shumë gjëra për të bërë akoma. Dhe e mendonte për gjithë këtë edhe si një fillim i ri për popullin kinez, me atë që populli i tij mund t'i demostronte pjesës tjetër të botës. Ishte shumë krenar që ishte kinet dhe nëpërmjet filmave të tij donte t'i demostronte botës pjesë të kulturës të vendit të tij. Nuk donte të realizonte vetëm skena luftimesh, por të shtonte edhe pak filozofi. Studionte të gjitha filozofitë tradicionale, por, i vetëdijshëm se nuk mund të merrte hua filozofinë e një tjetri, kish filluar të teorizonte një të tijën. Duhet të njohësh veten dhe të krijosh filozofinë tënde, mënyrën tënde të të jetuarit. Bruce besonte se gjëja më e rëndësishme e botës ishte individi dhe se secili duhet ta njohë veten deri në fund përpara se të mund të hyjë në marrdhënie me të tjerët. Arriti t'i tejkalojë barrierat e komunikimit njerëzit: mund të komunikonte me persona të ndryshëm në nivele të ndryshëm, njerëz që ndoshta nuk qenë inteligjentë si ai ose që e mendonin veten intelektualë dhe besonin se të luftohej nuk ishte një gjë kaq serioze". Bruce Lee ka luftuar gjatë të gjithë jetës së tij. Duke emigruar në Shtetet e Bashkuara në moshën 19 vjeçare, filloi të vazhdojë studimet, duke impenjuar aq intensivisht, sa që arriti të flasë e të shkruajë në anglisht më mirë se shumë kinezë të lindur në Shtetet e Bashkuara. Ka luftuar kështu edhe për t'u ngritur sipër mijëra emigrantëve që shkojnë çdo vit në Amerikë. Pasi ka hapur shkollën e tij të Kung Fusë, u gjend duke luftuar deri kundër bashkëkombësave të tij për të drejtën e mësimit të ariti përëndimorëve. Ambicja e tij e shtrëngonte jo vetëm që të ishte më i miri, por edhe të ishte i pamposhtshëm. Kur një prej nxënësve të tij e goditi në mënyrë të qëllimshme gjatë një seance stërvitore, i iku truri dhe e vuri fatkqein në tapet. Më vonë, kur u impenjua për të filluar karrierën e tij të aktorit, u motivua deri në atë pikë sa të hynte në konflikt me aktorë të tjerë miq të tij, përpara duke ju betuar vetes që të bëhej një yll më i famshëm se Steve McQueen dhe më pas, duke përsëritur të njëjtin premtim, lidhur me James Coburn. Në skenën e filmave të tij i pranonte vazhdimisht sfidat e të "fortëve" të rrugës të punësuar si figura. Për çdo tip me asgjë për të humbur dhe në kërkim të një momenti të shkurtër lavdie, duhej të dukej një objektiv i përsosur: njeriu për t'u mundur. Dhe Bruce në fakt kishte gjithçka për të humbur. Në këtë pikë duhej të mbetej i pamposhtshëm, përndryshe në çfarë do të kishin besuar të gjithë ata që gëlonin nëpër kinema për të parë filmat e tij? Si një pistoleros i Përëndimit të vjetër, Lee nuk luftonte vetëm për reputacionin e tij appo për të fituar bukën e gojës: luftonte për jetën e tij. Por beteja më e madhe ishte gjithmonë me vetëveten. Korrente të ndryshme e përshkonin, duke u manifestuar nganjëherë në sjellje kontradiktore apo në ndryshime të papritura gjendjeje shpirtërore. Pak kohë pasi kish mbrritur në Amerikë, një natë, u ndje sikur po luftonte kundër një hijeje. Kaloi një krizë psikologjike që e shtyu të ndeshej me aspektet e pandërgjegjshëm që personalitetit të tij. Pas kësaj përvoje, u impenjua krejtësisht në rritjen personale, duke i vënë vetes një seri objektivash dhe ambicjesh. Përballoi të gjitha frikërat, dyshimet dhe pasiguritë e thella të jetës së tij dhe filloi që të çlirojë e të integrojë energji të fuqishme që më pas i drejtoi (apo qenë ato që e drejtuan) për t'u bërë një i ri i motivuar dhe i vendosur. Në vitin 1969 refuzohet për një rol të cilin e kish shumë për zemër, por pavarësisht zhgënjimit që ishte skartuar, kish forcë të mjaftueshme shpirtërore për të shkruar: "Brenda një viti do të bëhem i famshëm si aktori oriental më i paguar në botë". Por përpara se të mund të impenjohej për ta bërë të vërtetë këtë pohim të ekzagjeruar, pësoi një dëmtim në shpinë që e la të pamundur deri sa të fitonte bukën e gojës duke dhënë mësim. Më vonë pranoi se gjatë kësaj periudhe ishte ndjerë vërtet i frikësuar. Kish qenë falë vetëm forcës së vullnetit që, megjithë vuajtjet, kish rifilluar të vepronte sikur të ishte shëruar krejtësisht nga dhimbja, duke vazhduar të ecte drejt në rrugën e tij. Në mes të vitit 1973, viti i vdekjes së papritur të tij, Bruce Lee ndodhej sërish në një udhëkryq kritik. Duhet të merrte vendime urgjente përsa i përket të ardhmes së vet: në një farë kuptimi, beteja e tij e vërtetë vazhdonte të ishte akoma kundër vetëvetes. Ndoshta rruga që do ta kish çuar më tej nuk ishte ajo që ai zakonisht ishte mësuar të ndërmerrte: të shfrytëzonte deri në fund rezervat e tij të vullnetit dhe të shtyhej përtej limiteve, më lart dhe më me shpejtësi. Ndoshta duhej thjesht të ngadalësonte ritmin dhe të pushonte mjaftueshëm sa të arrinte të rekuperonte pak ekuilibrin, por kish arritur të bindej se mund të pushonte edhe duke punuar dhe se mund të gjente një ndjenjë qetësie edhe në ritmin frenetik të ndryshimeve në të cilat tashmë ishte përfshirë. Nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë individ që i ka dhënë një kuptim jetës së tij nëpërmjet përpjekjeve të veta, ky qe Bruce Lee. Ai nuk e la asnjëherë të shikohej se nte ndihmën dhe mbështetjen e marrë nga miqtë e tij më të dashur, por ndoshta nuk ishte nevoja që ta demostronte. Ofronte gjithmonë shumë më tepër se një faleimnderit e thjeshtë: jepte gjithë veten, duke luajtur ndoshta edhe nga resursi i energjisë për të tjerët, gjë që në fund nënkuptoi të harxhonte forcën e vet jetike. Në diskutimin funebër, gjatë ceremonisë të zhvilluar në Seattle, James Coburn tha se Bruce e kish ndihmuar të pajtohnte aspektin fizik me atë psikologjik. Edhe James Yimm Lee, një prej partnerëve të Bruce, e pranoi se puna e tij me tëi kish sjellë një ndjesi të ngjashme integriteti, veçanërisht në ndjenjën e ndershmërisë dhe të rritjes morale. Një tjetër shok i tij, Taky Kimura, tha se kish arritur t'i mbijetonte periudhës më shkatërrimtare të jetës së tij fale stërvitjeve me Bruce. Kolegu i tij Stirling Silliphant e dinte se Bruce ishte Mësuesi më i madh që ai kish pasur ndonjëherë dhe besonte edhe se, në artet marciale, Bruce nuk kish gjetur qetësi dhe ekuilibër, por vetëm konflikt dhe antagonizëm. Nganjëherë Bruce Lee e gjente të vështirë të vetëdisiplinohej. Difekti i tij kryesor ishte ai i të qënit viktimë e impulseve të veta. Megjithëse i pajisur me një forcë të pabesueshme vullneti, nuk arrinte t'u thoshte jo gjërave të caktuara. Tejkaloi limite të jashtëzakonshme, por mbetet dyshimi nëse ishte vërtet i aftë të jetonte sipas filozofisë që mësonte. Ishte i prekur nga padurimi dhe nga një karakter i keq, nganjëherë deri një karakter i dhunshë,. Në raste të caktuara përcillte aq shumë nga ambicja sa që i shikonte njerëzit vetëm si shkallë për arritjen e suksesit apo si pengesa për t'u hequr në rrugën e tij. Nuk është qëllimi im që të zgjatem në kritika të kota, por besoj se vetë Bruce Lee do të donte të hiqej nga piedestali në të cilin është vënë në mënyrë që t'i kthehet të paktën një pjesë e humanizmit të tij. Ai u largua me shpejtësi, ashtu siç ishte shfaqur. Ka vdekur përpara se të mund të arrinim ta njihnim mirë: kanë vdekur kështu arti dhe filozofia që po zhvillonte dhe që përfaqësonin një potencial në disa aspekte akoma i pashprehur deri për vetë atë. Ishte aq me besim në vetëvete sa dhe i pasigurtë. Mbetej optimist edhe nën presione të tmershme disa prej të cilave i shkaktonte vetë. Ishte si ekzibicionist, ashtu dhe një artist i vëmendshëm, një person që nuk shoqërohej shumë dhe një filozof me një temperament të frikshëm. Ishte sa ambicioz e dogmatik, aq edhe i ndershëm dhe i sinqertë dhe, pavarësisht kontradiktave të tij dhe një abraziviteti të caktuar të karakterit, kushdo që e njihte mirë ndjehej më i pasur vetëm për faktin që e kish takuar. Bruce Lee i frmëzonte njerëzit: për të gjithë njerëzit që e njohën në thellësi, u bë në njëfarë mënyre personi më i rëndësishëm. Si rezultat i përpjekjeve të sinqerta që bëri gjatë të gjithë jetës, fitoi aftësi perceptimi dhe urtësi. Prapa të gjitha ngjarjeve dhe të gjitha detajeve, arritja e urtësisë dhe e një perceptimi të thellë përfaqëson historinë e vërtetë të jetës së tij. Pasi që kjo është edhe synimi i vërtetë i jetëve tona, historia e tij duhet të rezultojë shumë interesante për të gjithë ne. Ka disa që i njohin edhe shumë mirë ngjarjet dhe detajet e jetës së tij. Ka fansa që dinë deri dhe se cila ishte pjata e tij e preferuar - mish viçi me salsë midhjesh - por që kuptojnë pak nga ajo që realisht donte të komunikonte. Fatkeqësisht, brezi i ri që po i afrohet figurës së Bruce Lee do ta marrë pjesën më të madhe të informacioneve mbi të nga punime të vonshme si filmi - biografi e Universal Picture "Dragon. The Life of Bruce Lee". Fatkeqësisht ky film qesharak nuk ka shumë të bëjë me realitetin e fakteve. Ka qenë vetëm pas më shumë se njëzet vjetëve nga vdekja e saj që jeta Marilyn Monroe të jetë trajtuar me dinjitetin dhe respektin që meritonte. Bruce Lee ka vuajtur për një kohë të gjatë të njëjtin fat. Nuk e kam takuar Bruce Lee të gjallë. Njerëz që e kanë bërë më kanë treguar historitë e tyre, por fatkeqësisht shumë qenë në gjendje vetëm të përsërisin konceptet e shprehura nga Lee pa ofruar ripërpunime të mëtejshme. Kurse të tjera kanë për zemër më shumë se çdo gjë tjetër interesat e tyre, reputacionin e tyre për të përmirësuar apo atë të një tjetri për të shkatërruar. Kolegë të caktuar të tij i janë kundërvënë hapur versionit zyrtar të fakteve dhe të njëjtën gjë kanë bërë mjekët që e kuronin lidhur me rrethanat e vdekjes së tij. Ajo që shumë duan akoma ta kuptojnë është se realiteti i fakteve është shumë më i fuqishëm dhe kompleks sesa mund edhe të çohet nëpër mend. E vërteta mbi jetën dhe vdekjen e Bruce Lee, realizimi i ambicjeve të mëdha të tij, mjeshtëria e arritur në artin që kish zgjedhur janë më të rëndësishme se çdo ripërpunim i jetës së tij, mit apo legjendë. Në jetë dhe në punë, ai tentoi që të pajtonte ndoshta dy prej aspekteve më divergjente që ekzistonin: aktivitetin frenetik të industrisë kinematografike të Hollivudit dhe disiplinën e brendshme të një manastiri budist. Karriera në botën famëkeqe të spektaklit dhe zotërimi i një arti marcial në fakt nuk ecin me të njëjtin hap. Nuk e kam vuajtur kurrë tipin e famës që prekte Bruce, por vitet e kaluara në një grup rroku të famshëm në nivel ndërkombëtar më kanë dhënë më shumë se një shijim (për shijet e mia) të vështirësive dhe të kërkesave që ai duhet të ketë përballuar. Në të njëjtën kohë kam harxhuar shumë vite duke u stërvitur me Mjeshtrin Derek Jones, një nxënës i drejpërdrejtë i Ëilliam Cheung, mësuesi i parë zyrtar i Bruce. Shumë ndjekës të Bruce dhe shumë prej studentëve të tij më të rëndësishëm gabojnë kur mendojna ta kuptojnë metodën e tij duke shikuar se ku ka arritur ai, pa mësuar për mënyrën sesi ka filluar ai: në këtë mënyrë, prekin vetëm majën e ajzbergut. Bruce Lee nuk ishte një njeri i çfarëdoshëm dhe shpresoj të mos kem shkruar një biografi të çfarëdoshme. Jeta e tij është si një enigmë, ashtu dhe një libër i hapur, që pet vetëm të eksplorohet.


Eliza Dushku
"Historia e vajzës me origjinë shqiptare që u kthye në yll të Hollivudit. Pse të gjithë e duan Eliza Dushkun. Shpërthimi i vajzës së ndrojtur që u bë e njohur në filmat me vampirë dhe që tani po bën famë si një nga femrat më seksi. Nëse ka një fjalë shqipe që ajo mund ta shqiptojë thjesht dhe pa gabime, ky është vetëm mbiemri i saj: Dushku. Më shqiptar se kaq nuk mund të kishte qenë. Dhe si i tillë nuk kishte asnjë mundësi të mos binte në sy të gjithë shqiptarëve të tjerë, të cilët që nga koha e Xhon dhe Xhejms Belushit nuk kishin mundur të shihnin ndonjë tjetër mbiemër që tingëllonte kaq shqip sa ky i Eliza Dushkut. Një shoqërim i thjeshtë që po i bënte të vëllait që donte të bënte provat e një reklame, e ktheu gjithë vëmendjen tek vajza dhjetëvjeçare. Ndoshta nuk kishte qenë dita me fat e të vëllait, që kërkonte të futej në botën e modës, por kishte qenë sigurisht dita e saj fatlume. Nuk ra në sy duke recituar, siç kishte bërë në teatrot e të vegjëlve, por e tërhoqi vëmendjen me të tjera gjëra: me ecjen e lehtë nëpër shkallë, si të ishte ndonjë mbretëreshë. Atë ditë ajo kishte rënë në sy të agjentëve kinematorgafikë, të cilët gati dy vjet më vonë do të kujtoheshin për t’i besuar një rol në filmin “Ajo natë”. Eliza Dushkut iu besua ai rol në fund të pesë muajve kërkimesh për vajzën e përsosur për rolin e Lizës nëpër gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe që prej atij filmi të xhiruar në vitin 1992, asaj nuk do t’i mundonin rolet në filmat me mitet e kinemasë amerikane: Robert De Niro, Elen Barkin, Leonardo Di Kaprio, Arnold Shvarceneger apo edhe Xhejms Belushi. Një tjetër emër që kishte origjinën e familjes së të atit shqiptar. Në fakt, megjithë atë mbiemër që e rrëfente aq mirë prejardhjen, Eliza Dushku pak do të kishte mundësi të merrte nga rrënjët e saj shqiptare. Në çdo biografi të sajën ajo nuk ka hezituar të shkruajë fort qartë origjinën e saj: baba shqiptar dhe nënë daneze. Megjithatë në edukimin e saj kultura daneze do të luante një rol shumë më të fortë sesa ajo shqiptare. Thjesht për faktin se asaj i qëlloi fati i trishtë i rritjes në një familje prindërish të divorcuar. Familja e saj me dy prindërit Xhudi, pedagoge në universitetin e Suflokut dhe Filipi, mësues në shkollat publike Bostonit, e vetmja familje me atë mbiemër, jetonte në Massaçustes. Derisa, kur pas lindjes së tre djemve, ndërsa ishin në pritje të Elizës, vendosën të divorcoheshin. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që Eliza nuk pati ndonjë fëmijëri të lumtur. Sigurisht që ajo mënyrë të rrituri në një familje me një prind do ta bënte të ishte më e lidhur me nënën, një raport ky që do ta vlerësonte publikisht kohë më vonë, kur me statusin e një ylli të Hollivudit, teksa jepte intervista dhe fliste për filmat e saj, nuk harronte të vlerësonte rolin e të ëmës në jetën e saj: "Ajo më rriti mua dhe tre vëllezërit e mi si një mama “single”, ndërsa vazhdoi të punonte çdo ditë si pedagoge me kohë të plotë. Gjithçka në jetën time ia kushtoj pikërisht asaj”.

Marilyn Monroe
Marilyn Monroe, gruaja e endrrave te cdo mashkulli! Marilyn Monroe ka lindur me 1 Maj te vitit 1926, ne Spitalin e Pergjithshem te Los Angeles,Gladys Pearl Monroe, nje gura e vetme dhe me nje ekuliber e brishte psikologjik. Ne certifikaten e lindjes, emri i te atit te te Sapolindures rezutonte i panjohur.Pas daljes nga spitali i lindjes,vihet emri Norma Jeane Mortensen,por me pas zevendesohet ne Norma Jeane Baker.Vogelushja Norma Jena kalon nje femijeri te trishuar modos falijeve ku u adoptua dhe jetimoreve,deri ne kohen kur merret ne kujdestari nga gjyshja,e cila morri persiper rritjen e saj... Fillon nje lidhje sekrete me presidentin e atehershem te Amerikes John F.Kennedy.Te gjithe keto ngjarje e shtyjneate ne perdorimin e alkoolit qe nuk e lejon te jete e afte per pune.Keshtu ne vitin 1962 pushohet nga filmi“Something got to give”,sepse nuk arrinte te kujtonte batutat dhe mberrinte me vonese ne xhirime.Gjen pak qetesi prane bashkeshortit te saj te dyte Joe Di Maggio,te cilit i ishte afruar shume kohet e fundit dhe synontete kalonte traumen prane tij.Por ne daten 5 gusht te vitin 1962,Marilyn gjendet e vdekur,ne shtepine e saj te Los Angeles,nga zonja Eunice Murray,nje infermiere e vene ne dispozicion nga psikiatri i saj mjeku Ralph Greenson.Sipas deklaratave qe ka bere motra e vogel e Marilyn,Berniece Baer,Di Maggio kujdeset per funeralin dhe per njezet vjet rresht shkonte tek varri i saj trehere ne jave,fuke derguar shume trendafila te kuq.Misteri i vdekjes se saj kurre nuk eshte bere zyrtarisht i qarte.


AL Pacino
Alfredo James Paçino, 56 vjeç, mund te quhet pa frike nje shkolle me vete e aktrimit. Ai ka lindur me 25 prill 1940 ne New York. Babai i tij e ka braktisur familjen qysh kur ai ishte i vogel. Qe ne femijeri shfaqi pasionin per filmin. Ai kishte deshire te merrte pjese ne shfaqje dhe projeksione filmash. Ne Mannhatan e kishin shpallur si vizitorin me emocional. Al Pacino eshte i njohur me shume si aktor, por perveç aktrimit ai ka nje karriere te suksesshme edhe ne regji. Ne adoleshence ai ka bere pune te ndryshme ne teatro dhe studio, prej rojtarit e deri te mbikqyresi i studios dhe nderteses. Ai gjithmone ka kerkuar pune me kreative per te treguar talentin e tij si aktor. Qysh 17 vjeç ka filluar te luaje ne role te teatrit. Ai ishte teper i dashuruar me punen e tij dhe ka shkuar ne disa shkolla aktrimi ne ate kohe. Shume shpejt ka merr role me serioze ne shtepi teatrale te ndryshme. Gjate viteve 60 ka fituar shume çmime per role teatrale si dhe u shpall si aktori me perspektiv ne Broadway. Filmat e pare ka filluar t'i inçizoje ne fillim te viteve 70 ta. Regjisori Copola ishte i mahnitur me rolet e tij dhe i ofroi te luaje ne filmin legjendar "The Godfather". Shumica ishin skeptik pasi Al Paçino kishte ardhur ne vend te Jack Nicholsonit, por talenti i tij tregoi se ne kete rol ka shkelqyer. Shume shpejt inçizohet edhe pjesa e dyte ku dhe Al Pacino merr çmimin e pare Oskar. Pasojne seria e filmave te njohur si "And Justice for all", "Sea of Love", "Dick Tracy", "The Godfather 3"... Si aktor ashtu edhe si regjisor Al Paçino ka marre shume çmime ne Hollywood. Ai ka luajtur ne mese 30 filma me aktore te ndryshem nga Hollywoodit ne nje kareiere 50 vjeçare. Ai kurre nuk eshte martuar por kishte nje lidhje te gjate me aktoret Jill Clayburgh, Martin Keller dhe Diana Keaton. Ne lidhjen e tij te gjate me profesoren e aktrimit Jan Tarrant, ai ka nje vajze. Al Paçino jeton ne nje vile luksoze ne New York me te dashuren e tij Beverly D'Angelome qe ne vitin 2001.


Familjaret e bruce lee planifikojne filem bibliografik!
Zyrtarë kinez vëllai dhe motra e Bruce Lee kanë zbuluar të hënën se ata planifikojnë të bashkëpunojnë për të edituar një film për legjendën e arteve luftarake. Sipas faqes kineze Zhejiang, Robert Lee, vëllai i Bruce, do të jetë producent i filmit biografik dhe Phoebe Lee, motra e tij, ‘po ashtu do të ndihmojë’ në këtë projekt. Megjithëse vitin e kaluar një seri televizive 40-episodëshe u lëshua në Kinë, filmi i ri do të jetë projekti i parë filmik ose televiziv i aprovuar nga familja Lee për aktorin, i cili vdiq 36 vite më herët, në moshën 32 vjeçare, pas një reaksioni alergjik ndaj një bari. Edhe pse krijuesit e filmit kanë thënë se projekti do të ketë tri realizime, nuk është e qartë nëse ato do të jenë të veçanta ose vazhdime.
 
Powered by:nos® Copyright ©2009-2010 Internet-Nogres Enterprises Ltd. 81873 visitatori (210246 hits) Ne website!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente