Fier
INFO nga qyteti i Fierit, nyje e rendesishme rajonale ne sistemit policentrik te qyteteve pergjate Korridorit Veri-jug, qender e rendesishme shkembimesh dhe transporti nga dhe prej tij ne zemren e zones agroindustriale me te rendesishme te Shqiperise. Qender e rendesishme progresi, arsimi dhe kulture, qe frymezon dhe orienton zhvillimin rajonal nepermjet pajisjes se vazhdueshme me funsksione te reja ne harmoni me qendrat e tjera te rajonit. Fieri, qytet i cili ka rindezur shpirtin e qytetarise dhe eshte “qytet i banoreve” te tij, ku e ardhmja e qytetit kalon permes fjales se qytetareve dhe eshte produkt edhe i vendimarrjes se tyre, eshte fryt i integrimit social dhe zgjidhjes se nevojave te qytetareve. Fieri ka krijuar nje klime te favorshme per fuqizimin e biznesit dhe shfrytezimin e qendrueshem te burimeve natyrore gje qe ka rritur mundesite per punesim dhe terheqien e investimeve nga brenda dhe jashte vendit. Fieri, qytet me burime njerezore te kualifikuara ne administraten publike, sektorin privat dhe joqeveritar, te cilet bashkepunojne ngushtesisht me njeri-tjetren dhe me qeverine qendrore; Qytet me administrate qe mat suksesin e punes bazuar ne objektivat dhe strategjine te cilat ndahen nga te gjithe qytetaret dhe plotesimin e kerkesave ndaj “qytetareve-klient”.








