NoGRes Home

Lifestyle[new]

Lifesytyle, i dedikuar teresisht rekomandimeve te ushqimeve,per te cilen trupi juaj ka nevoje me shume.Cliat jan ato ushqime te demshme apo qe ju rekomandojme ne,keto do ti gjeni ketu!


 

Vitamina E ndihmon Vitiligon.
Vitiligo është një sëmundje e lëkurës me shkaktarë të panjohur,
e cila manifestohet me një paraqitje të befasishme të depigmentimit në pjesë të caktuara të sipërfaqes së lëkurës.
Edhe pse deri tash nuk ka ndonjë ilaç të veçantë për këtë sëmundje të lëkurës, fototerapia e kombinuar me prepar-
-atet me vitaminë E ka dhënë rezultate premtuese. Në studimin ku janë përfshirë 24 persona që vuajnë nga vitiligo,
autorët i kanë krahasuar ndikimin e fototerapisë, respektivisht fototerapisë dhe vitaminës E në simptomat e sëmun-
-djes. Rezultatet kanë treguar se sukses dukshëm më të madh në ripigmentimin e zonave të prekura nga sëmundja
kanë pasur pacientët që janë trajtuar me rrezatim dhe me preparate me vitaminë E, se sa ata që kanë pranuar
vetëm rrezatim.



Mbroni lekuren nga rrezet e djellit.
Tema kryesore e verës në vitet e fundit është: Si të mbrohet
lëkura, flokët dhe sytë nga rrezet e dëmshme të diellit. Dihet se rrezet ultravjollce ndryshojnë pigmentin e lëkurës
dhe mundësojnë errësimin e saj, mirëpo njëkohësisht në lëkurë mund të formohen radikalet e lira, të cilët i dëmtojnë
qelizat e lëkurës dhe sjellin deri te plakja e mëhershme dhe paraqitja e sëmundjeve malinje të lëkurës. Për të penguar
djegien dhe për ta mbrojtur lëkurën nga plakja dhe sëmundjet e ndryshme, duhet të zgjidhni preparatet përkatëse
të mbrojtjes nga dielli dhe vlerën/numrin e faktorit mbrojtës, i cili gjendet në të gjitha preparatet e reja kozmetike
për rrezitje (dhe që duhet të jetë sa më i lartë, sidomos në fillim). Ndërsa nëse gjendeni në plazh ose në pishinë,
lëkura juaj ka nevojë për preparat për rrezitje që i reziston edhe ujit. Po ashtu ekzistojnë edhe preparate të tilla
me mbishkrimin “Sun Block”, të cilët pengojnë maksimalisht depërtimin e rrezeve të diellin në lëkurë, ndërsa janë të
nevojshëm për mbrojtjen e lëkurës së fytyrës, derisa syzet do t’i mbrojnë sytë tuaj nga veprimi i dëmshëm i rrez-
-eve të diellit.



Parandaloni kilet e teperta me fruta
Flavonoidi i fituar nga agrumeja jep rezultate premtuese kur bëhet
fjalë për parandalimin e kilogramëve të tepërt dhe simptomave të tjera, të cilat mund të çojnë deri te zhvillimi i sëmundjeve
kardiovaskulare dhe diabeti. Një studim i realizuar te minjtë eksperimentalë ka treguar se te minjtë, të cilëve u është dhënë
naringenin (flavonoidi i fituar nga agrumeja), është ngadalësuar rritja e nivelit të triglicerideve dhe kolesterolit në gjak, dhe
njëkohësisht naringenina ka penguar edhe zhvillimin e rezistencës në insulinë. Po ashtu është treguar se me konsumimin e nari-
-ngeninës më lehtë mund të kontrollohet trupore.



Mos i largoni bimet nga zyrat!
Largimi i bimëve dhe luleve nga zyra, që është njëri nga hapat e parë
të punëdhënësve për shkak të dëmeve nga kriza financiare, në fakt ndoshta nuk është hapi më i mençur, sepse bimët ndik-
-ojnë pozitivisht në atmosferën e punës, pohojnë ekspertët pranë fabrikës Ambius Ray Borg. Ambius është një kompani e
cila shet bimë, ndërsa pohimet e veta i bazon në rezultatet e hulumtimeve të kohëpaskohshme. Kështu, shkencëtarët nga
fakulteti teknik i Sydneyt kanë vërtetuar se lulet dhe bimët vendosura nëpër zyra përmirësojnë kualitetin e ajrit duke thi-
-thur gazra të cilat i emetojnë produktet plastike. Një tjetër grup ekspertësh, këtë radhë nga Universiteti Surreyt në
Britani të Madhe kanë vërtetuar se niveli i stresit është më i ulët nëpër zyra ku janë të pranishme lulet dhe bimët për
dhoma. Sa më shumë që është e mërzitshme puna, aq më shumë ndihmon prania e bimëve të ndryshme, p.sh. siç është pa-
-lma. Për më shumë, ekspertët amerikanë kanë vërtetuar se shtypja e gjakut te punëtorët të cilët kishin punuar në zyrat
ku ka bimë, kishte qenë më e ulët se tek ata në vendet e punës së të cilëve nuk kishte bimë. Po ashtu, reagimi i punëtorëve
të cilët kishin punuar në zyrat ku ka bimë kishte qenë 12 herë më i shpejtë në krahasim me punëtorët në vendet e punës
së të cilëve nuk kishte bimë.



Si te kujdesemi per buzet e thata.
Askush nuk është imun ndaj buzëve të thata gjatë stinës së dimrit.
Por, çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar sadopak? Ja disa këshilla se si mund të bëni një zgjidhje: - Pini shumë ujë gjatë ditës
dhe qëndroni të hidratuar dhe përdorni lagështues të ajrit në shtëpinë tuaj. - Përdorni dyllë blete në buzët tuaja. - Vendo-
-sni zbutës të buzëve (labello) që mbrojnë edhe nga dielli, secilën herë që dilni jashtë - Shmangni diellin dhe erën sa më shumë
që mundeni. - Mos i lëpini buzët tuaja, kjo mund të duket mirë në fillim, por vetëm sa i përkeqëson buzët e çara.



Si te eleminojme celulitet.
Celuliti është njëri nga problemet më të mëdha estetike me të cilin përballet
shumica e femrave (80%) gjatë jetës. Femrat mendojnë se mund ta eliminojnë celulitin me anë të dietës dhe ushtrimeve,
mirëpo e vërteta është se ato janë vetëm masa parandaluese dhe nuk kanë shumë efekt nëse celuliti tashmë është i prani-
-shëm, thonë ekspertët. Paraqitja e celulitit mund të jetë pasojë e faktorëve të ndryshëm, siç janë faktorët gjenetikë,
por mund të nxitet edhe nga shtatzënia, çrregullimet hormonale, mbipesha, duhanpirja dhe alkooli. Ushtrimet intensive shka-
-ktojnë ngjitjen e celulitit për muskuj, i cili bëhet më pak i dukshëm, mirëpo mbetet i pranishëm. Disa ekspertë rekomandojnë
që të ashtuquajturin ‘celulit i njomë’ mund ta eliminoni me anë të pilingut përkatës dhe kremrave kundër celulitit, të kombi-
nuar me ushtrime të lehta në shtëpi. Nëse përdorni preparate me bazë kafeine dhe agrumesh për ta eliminuar celulitin,
atëherë duhet të adaptoni edhe mënyra të reja, të duhura të konsumimit të ushqimit dhe lëngjeve. Shmangni kafen, alkoolin,
yndyrat me prejardhje shtazore dhe ushqimin e kripshim (zëvendësojeni me pemë dhe perime të pasura me vitaminë C, kalium
dhe squfur). Veç këtyre, është me rëndësi masazhi i përditshëm i pjesëve të trupit të cilat i ka përfshirë celuliti.



Shijet e preferuara percaktohen para lindjes.
Ajo se çfarë do të na pëlqejë të hamë është e ‘shkruar’ madje para se
të lindim, bëjnë të ditur studimet e fundit Preferencat ushqyese të foshnjës së ardhme i përcaktojnë lëndët ushqimore të
cilat arrijnë deri te fetusi përmes gjakut të nënës, të cilat përcaktojnë edhe ato që fëmija do t’i refuzojë. Fakti se i linduri
preferon lëndët e ëmbla ushqyese ose të njelmëta, derisa shmang ato të tharbëta dhe të hidhura, tashmë janë një rregull
. Megjithatë, pas lindjes, këtyre preferencave të lindura i bashkohen edhe aromat të cilat fëmija i shijon nga gjiri i nënës.
Journal of Pediatric Gastroenterology and Nutrition, shkruan se edhe krahas preferencave të lindura për shije të veçanta,
njeriut i jepet mundësia edhe për të manipuluar me shijet në moshë të hershme, me qëllim që të krijohen preferenca për
ushqime dhe pije të shëndetshme.



Kafe per nje memorie me te mire.
Konsumimi i pesë filxhanëve të kafesë në ditë, mund t’i lehtësojë vështi-
-rësitë me mbajtjen mend te personat që vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit, bëjnë të ditur shkencëtarët amerikanë. Stu-
-dimet e realizuara në kafshë zbulojnë se kafeina me anë të ndikimit në dy enzima mund të reduktojnë në 50% praninë e
shtresave beta-amiloide në tru, të cilat janë karakteristike për këtë lloj sëmundje, shkruhet në ‘Journal of Alzheimer's
disease’. Në hulumtime janë shfrytëzuar minj që janë kultivuar ashtu që të zhvillojnë simptoma të Alzheihmerit. Studimet
kanë treguar se konsumimi i rregullt ditor i kafeinës në sasi të cilat iu përgjigjen pesë filxhanëve kafe, ka qenë i lidhur me
një përmirësim të dukshëm të testeve për mbajtje mend.
 
Powered by:nos® Copyright ©2009-2010 Internet-Nogres Enterprises Ltd. 81879 visitatori (210253 hits) Ne website!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente