Durres
Durrësi është qytet bregdetar në Shqipërinë e mesme. Porti i Durrësit është kryesori në vend, gjithashtu një port i rëndësishëm detar i Mesdheut. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëherit është qendra e prefekturës dhe qarkut të Durrësit. Historia: Durrësi mund te krahasohet me qytetet me te medhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti Epidamn Dyrak u ndertua nga Iliret Taulane, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngriten ne rrethinat e ketij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Ne kushtet e nje klime mesdhetare, zona me e pershtateshme per banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultesira Perendimore perreth saj. Ne bregdetin e Gjirit te Durresit u vendos qendra e pare apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbreter me origjine ilire te quajtur Dyrah dhe Epidamn.




















