NoGRes Home

Tiranë

Tirana: Eshtë një ndërmarrje e vështirë ta përfshish të gjithë hapësirën e kryeqytetit shqiptar me një udhëtim të vetëm, por me një përzgjedhje të vendeve më të bukura të tij, do të largoheshit vërtet me mbresa të këndshme. Le ta fillojmë pra udhëtimin nëpër Shqipëri, duke eksploruar më parë kryeqytetin e saj Tiranën. Njihuni me Tiranën Tirana - sot kryeqyteti i Shqipërisë - u themelua në vitin 1614, nga Sulejman Pash Bargjini, një feudal i pasur i kohës, nga fshati Mullet. Ai ndërtoi fillimisht një xhami dhe një hamam, që u bën pastaj bërthama e qytetit të ardhshëm. Mendohet që Tirana të ketë qenë një qendër e banuar, qysh në kohën e Ilirëve, rreth shekullit IV para Krishtit. Rrënojat e qytetit gjenden akoma sot në këmbët e malit të Dajtit, ku mendohet të ketë ekzistuar një kështjellë. Një nga burimet e emrit të Tiranë, është pikërisht emri i kështjellës, Tirkan, e cila përmendet për herë të parë në historinë e bizantinëve nga historiani Prokopius. Në vitin 1920, në Kongresin e Lushnjes, Tirana u vendos të bëhej kryeqyteti i përkohshëm i Shqipërisë. Statusin e saj përfundimtar e mori në vitin 1925. Sot, Tirana është një qytet që rritet dhe ndryshon përditë dhe është qendra më e madhe tregtare dhe administrative në Shqipëri. Eshtë një qytet i mbushur me hotele, restorante, bare, pub-e, qendra dhe komplekse argëtimi, që mundsojn një jet aktive dhe të shumëllojshme për të gjitha shtresat e popullsisë dhe për të gjith të huajt që vizitojnë Tiranën për arsye nga më të ndëryshmet. Gjithashtu Tirana është një qendër aktivitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare të rënëdësishme, seminare, simpoziume, konferenca, festivale, spektakle etj, që e bëjnë një qytet tashmë të njohur dhe të hapur me botën. Po të na duhej të bënim një listë të plotë të atraksioneve të kryeqytetit shqiptar që vlen të vizitohen, kjo listë do të ishte shumë e gjatë. Nga kjo list ne po ju shkëpusim ato që ju kurrsesi nuk duhet t'i lini pa i parë ose vizituar: Monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, në qendër të Tiranë, një sërë ndërtesash historike, Xhamia e Ethem Beut, Kulla e Sahatit, 35 m e lartë, ndërtuar më 1830. Nga maja e kullës, që është e hapur për vizitorët, mund të shijohet një pamje fantastike e sheshit Skënderbej. Urën e Tabakve, (shek XVIII), një fragment të kështjellës së Justinianit, Pranë Kinema Milenium 2. Monumentin Nëna Shqipëri, në Varrezat e Dëshmorëve, që ndodhet në pjesën juglindore të kryeqytetit. Teatrin e Operas dhe Baletit, Teatrin Kombëtar, Galerin e Arteve Figurative, Qendrën ndërkombtare të Kulturës, Pallatin e Kongreseve, Muzeun Historik, Muzeun Arkeologjik,

http://www.geocities.com/albaweb2/qendraTirane.jpg



http://www.inebis.org/images/pagemaster/Tirana_Naten_2.jpg

http://img5.travelblog.org/Photos/43529/222959/f/1724638-Tirana-Square-0.jpg

http://www.airport-technology.com/projects/tiranainternational/images/1-tirana-int-airport.jpg

http://www.esiweb.org/balkanexpress/images/albania/Tirana%20-%20Youth%20Park.jpg

http://www.albmuzika.com/img/tirana_archstudio_lana.jpg

http://kulturserver-hamburg.de/home/illyria/photos_albanien_august_2004/tirana_06.jpghttp://www.galeriashqiptare.net/albums/userpics/10067/tirana%7E33.jpg

http://www.dezeen.com/wp-content/uploads/2008/09/mvrdv_tirana_rocks_002.jpg

http://www.tiranalive.net/album/data//502/2926285-Travel_Picture-Tirana.jpg

http://www.tirana.gov.al/common/images/DSC02473_m.jpg

http://www.pjberkel.com/photos/tirana2/tirana027.jpg

http://shqiperia.com/foto/gentib/images/HOTEL_TIRANA_jpg.jpg

http://travvvelller.smugmug.com/photos/312303411_XDp9p-S.jpg

http://static1.bareka.com/photos/medium/15898364.jpg
Powered by:nos® Copyright ©2009-2010 Internet-Nogres Enterprises Ltd. 80712 visitatori (207522 hits) Ne website!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente