NoGRes Home

Top sport[new]

Top sport i dedikuar vetem sportit.Duke ju informuar me lajmet me te reja dhe me te fundit,10 Lajme me te fundit nga te gjitha sportet!





Adriano deshiron te largohet nga Sivilia
Anësori brazilian i Sevillas, Adriano (Foto: Flickr) Mesfushori brazilian i Sevillas, Adriano, nuk është duke e
gjetur veten dhe dëshiron të largohet nga ekipi spanjoll. Anësori brazilian është duke u matur nëse të
largohet nga ekipi spanjoll para se të mbyllet afati kalimtar i verës. “Nuk jam i sigurt se ai dëshiron të
vazhdojë me klubin. Në ditët në vazhdim do të ketë një deklaratë zyrtare nga ai”, ka thënë agjenti i
lojtarit, La Razon.


Drogba:Jam i lumtur qe qendrova ne Celsea.
 Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se ai është
personi më i lumtur në botë pasi ka nënshkruar marrëveshje të re me Chelsean, e cila e mban atë në
Stamford Bridge deri në vitin 2012. “Vendosa të vazhdon kontratën time me Chelsean edhe për dy vite
tjera dhe jam shumë i lumtur dhe krenar që do të vazhdoj të mbaj fanellën blu. E dua klubin, ndjehem
mirë dhe dua të vazhdoj të fitoj tituj”, ka thënë sulmuesi i Bregut të Fildishtë, i cili do të kalojë rreth gjashtë
javë në Kupën Afrikane në fillim të vitit 2010 “Qëndrova sepse jam ambicioz për të fituar më shumë trofe,
për të rikthyer titullin e Ligës Premier, për të fituar kupat. Kjo është se pse e kam vazhduar qëndrimin në
Chelsea”. “Por objektivi numër një është të fitoj Ligën e Kampionëve. Jam i bindur se këtë vit mund të shk-
-ojmë deri në finale dhe përfundimisht ta fitojmë trofeun”, ka shtuar Drogba.
 

Ibrahimovic:Nuk vlej aq sa pagoi Barca!
 Ish-sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic,
 nuk mund të besojë çmimin të cilin Barcelona e pagoi për të. Barcelona raportohet se ka paguar rreth
50 milionë euro si dhe ka lejuar sulmuesin Samuel Eto'o të lëvizë në drejtim të kundërt, për të marrë shë-
rbimet e suedezit. “Asnjë lojtar nuk vlen për aq para sa klubet paguajnë sot. Faji është te mediat të cilët
iu lënë disa çmime të dallueshme njerëzve, por madje as edhe Diego Maradona nuk ka vlejtur aq. Sidoq-
oftë, kështu është tregu tash dhe duhet ta pranojmë”, ka shtuar suedezi.
 
U publikua kalendari i serie A
 Sipas të dhënave nga “Corriere dello Sport”, Roma do ta
vizitojë Genoan në ndeshjen e parë, Juventusi do të përballet me Chievon, ndërsa Milani do të
udhëtojë te Sienna. Lajmi më interesant është se Juventusi dhe Milani do të përballen në javët
e fundit të sezonit (19 dhe 38), që do të jetë përballje e jashtëzakonshme, sidomos nëse këto
dy skuadra do të arrijnë të garojnë për titull. Ndërkohë java e dytë e sezonit të ri duket të jetë
më ‘e nxehta’ kur kihet parasysh se do të përballen Interi dhe Milani, ndërsa Juventusi do të luajë
kundër Romës. Java e 15-të po ashtu do të jetë njëra nga më interesantet, kur do të zhvillohet
Derbi i Italisë, ndërmjet Interit dhe Juventusit, dhe derbi romak, ndërmjet Romës dhe Lazios. Serie
A fillon më 22 gusht 2009 dhe përfundon më 16 maj 2010, për t’i dhënë përfaqësueses së Italisë
afër tri javë për t’u përgatitur për Kampionatin Botëror 2010 që zhvillohet verën e


Eto'o Prezantohet ne inter
 Të martën, skuadra e Interit e ka prezantuar sulmuesin Samuel
Eto’o, i cili shpreson se do ta përsërisë suksesin te Barcelona edhe me fanellën zikaltër. “Kam kaluar
vite të bukura me fanellën e Barcelonës. I jam shumë falënderues skuadrës, klubit dhe tifozëve. Gjit-
-hmonë e kam mbrojtur fanellën me respekt të madh dhe largohem nga Barcelona me kokën lartë”.
“Të gjithë lojtarët që janë transferuar nga Barcelona tek Interi kanë vazhduar të luajnë mirë, si p.sh
Suarez dhe Ronaldo. Për mua kjo është një iniciativë për të luajtur mirë”. “Dëshiroj të shkruaj hist-
-orinë e Interit dhe shpresoj se do të arrij sukses në këtë drejtim. Kam fituar thuajse gjithçka te
Barcelona dhe shpresoj se të njëjtën gjë do ta bëj edhe këtu”, ka thënë Eto’o gjatë prezantimit të tij.
 
Kruz drejt Romes.
Duket se sulmuesi argjentinas Julio Cruz ka vendosur për të
ardhmen e tij, ndërsa Roma është skuadra ku ai dëshiron ta vazhdojë karrierën. “Sky Sport 24” shkruan
se ish-sulmuesi i Interit do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, me opsionin për ta vazhduar edhe një vit
Ndërsa do të fitojë 1.8 milionë euro për sezon. Cruz refuzoi një pagë të madhe nga Panathinaikosi për të
qëndruar në Itali, ndërsa nga Serie A, Lazio dhe Napoli kanë qenë skuadrat më të interesuar për shërbim-
-et e tij.



Maradona me prane kalimit tek Portsmuthi.
Nuk eshte vete Maradona por avokatet
e tij, qe shperndajne lajmin sensacional: djali i arte i futbollit argjentinas eshte gati te lere drejtimin e
skuadres kombetare per tu bashkuar me skuadren angleze Portsmuth si “ambassador global”. Pronari
i ri i Portsmuthit, Sulaiman Al Fahim , qe pak dite me pare kompletoi blerjen e klubit anglez duke inve-
-stuar 60 milion sterlina, deshiron te sjell Maradonen me synimin qe te terheq yjet e futbollit ne kete
skuader. Avokati i Maradones, Angel Oskar Moyano ka bere te ditur se klienti i tij ka pelqyer planin e Al
Faim per revolucionin ne Fraton Park dhe se eshte gati qe te dorezoje postin e tij si tekniku i Argjentines,
qe ai mban nga tetori i vitit te kaluar. “Diego eshte gati te sjell disa futbolliste te klasit te larte boteror,
madje ne kete projekt ambicioz ai sakrifikon dhe detyren e tij si tekniku i Argjentines, pohoi Moyano. Ai
eshte gati qe te ndertoje nje skuader te forte, duke negociuar me futbolliste te nivelit te larte, qe mund
ta mbeshtesin Maradonen nese ai vjen ne drejtimin e Portsmuthit”.


Valdano:Nuk blejme dot po nuk shitem!

Drejtori i përgjithshëm i Realit të Madridit, Horge
Valdano, mohon fjalët për blerje të reja të madrilenëve Me ardhjen e presidentit Florentino Perez në krye të klubit
madrilen, Reali i Madridit ka nxjerrë nga kasat e veta rreth 215 milionë euro për blerje të bujshme si ajo e Kristiano
Ronaldos, Kakasë dhe Karim Benzemanë, ndërkohë që ka blerë edhe Raul Albiolin. Këtë verë në skuadër janë kthy-
-er edhe Alvaro Negredo dhe Ezekiel Garai. Marrëveshja për transferimin e mesfushorit të Getafes, Esteban Granero,
i cili mund të rikthehet në “Bernabeu”, duket se është pranë, por ai mendohet si përforcimi i fundit i Realit të Madridit
përpara se drejtuesit e klubit të arrijnë të shkurtojnë skuadrën ekzistuese, që ka numër më të madh sesa është e
nevojshme. Reali njëkohësisht është në kërkim të dyshes së Liverpulit, Ksabi Alonso dhe Alvaro Arbeloa, ndërkohë që
lojtarë si Havier Saviola, Havi Garsia, Fabio Kanavaro dhe Jordi Kodina tashmë nuk janë më pjesë e skuadrës, pasi janë
larguar këtë verë. Në fakt, Madridi është i interesuar të gjenerojë parà nga shitja e disa titullarëve të vjetshëm për të
pasur fonde për merkato dhe për të liruar vend në skuadër. “Dera e transferimeve do të mbetet e mbyllur derisa të lar-
-gohen disa lojtarë, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme si ky i Graneros”, ka thënë Valdano, i cili ka pranuar
se nuk është e lehtë të shiten lojtarët aktualë.



Lipi:Juvja titullin Interi Champions League.
Trajneri i kombëtares italiane beson se
bardhezinjtë do të kenë sukses në kampionatin e ardhshëm Moli i Viarexhios. Miqtë e vjetër. Pushimet
kanë përfunduar për marinarin Marçelo Lipi. Perëndimet e diellit të kaluara në drejtimin e varkës së
tij tani i kanë lënë vendin shkrimeve të shkëputura nga gazeta të ndryshme dhe raportimeve të bas-
-hkëpunëtorëve të tij. Trajneri i kombëtares italiane ka rigjetur një futboll italian pa Kakanë dhe Ibrën.
Ndoshta një futboll më të varfër. “Nuk e mendoj për asnjë moment këtë. Seria A nuk është transfor-
-muar në një kampionat të dorës së dytë. Sigurisht, Kakà na ka mahnitur për shumë vite. Dhe Ibra ka
bërë diferencën tek Interi. Por kampionati jonë ka arritur gjithmonë të nxjerrë kampionë të rinj. Dua
t’iu kujtoj se, disa vite më parë, një zotëri me emrin Zidane zgjodhi të transferohej tek Reali, por fut-
-bolli italian, pavarësisht humbjes së një fenomeni si Zizu, ka fituar një botëror dhe ‘ndonjë’ Champi-
-ons, apo jo? Më pas, iu kujtoj tre emra që do të ndezin të dielat e Serisë A në sezonin e ri”. - Cilët
janë këta zoti Lipi? - Eto nuk është inferior ndaj Ibrës. Madje, ka një mesatare goli më të mirë se ai.
Luçio kishte oferta më të mira, por në fund ka zgjedhur Interin. Në fund Diego. Një talent i jashtëza-
-konshëm dhe shumë i ri.



Bekham deshiroj serish te luaj per M.United.

Mesfushori anglez David Bekham thotë se ai do
të dëshironte sërish të luajë për ish-klubin e tij Manchester United. Pas gjysmës së dytë të sezonit
të fundit të kaluar si i huazuar në Milan, Beckham është rikthyer në Amerikë ku nuk u prit shumë
mirë nga fansat e Los Angeles Galaxy. Mediat angleze vazhdojnë të spekulojnë për një rikthim të
tij në Evropë, ku krahas Milanit përmenden edhe Tottenham dhe Chelsea. Por anglezi ka thënë së
fundi se do të dëshironte të rikthehet te United. “Do të doja të rikthehem në United, pasi ata janë
ekipi për të cilin bëj tifo. Për mua ata janë fansat më të mirë në botë. Ai është klubi më i mirë për
të cilin kam luajtur, por unë kam 34 vite dhe tashmë jam i moshuar. United gjithmonë është një
ekip ku secili profesionist do të dëshironte të luajë“, thotë Beckham.




Powered by:nos® Copyright ©2009-2010 Internet-Nogres Enterprises Ltd. 80512 visitatori (207257 hits) Ne website!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente