NoGRes Home

Shkodër

Historikisht Shkodra ka qenë një ndër qytetet kryesore shqiptare. Zhvillimin më të madh e mori në shekullin XIX. Më 1870 ajo kishte rreth 50 000 banorë. Historikisht Shkodra ka qenë një ndër qytetet kryesore shqiptare. Zhvillimin më të madh e mori në shekullin XIX. Më 1870 ajo kishte rreth 50 000 banorë. U bë nyjë e rëndësishme tregtare për gjithë Ballkanin, me 3500 dyqane, në zonën ku sot njihet si 'pazari i vjetër'. Që më 1718, Shkodra ka patur agjensi konsullore në shumë vende të huaja. Si port konsiderohej Oboti, por sidomos Ulqini dhe më vonë Shëngjini. Gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit (1878), Shkodra u bë vatër e rëndësishme e lëvizjes kombëtare. Në këtë kohë, dega e Lidhjes në Shkodër kishte gardën e saj, e cila ishta nga më veprueset dhe ndihmoi në mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës, si dhe në luftën e Ulqinit. Shkodra ka qenë gjithashtu një vatër kulturore mjaft e rëndësishme. Përmendim këtu bibliotekën e Bushatllinjve dhe fototekën Marubi, e cila njihet si ndër më të vjetrat e Ballkanit dhe me vlera të pazëvendësueshme. Gjatë luftës ballkanike dhe luftës së parë botërore, Shkodra u bë pré e synimeve grabitqare të Malit të Zi dhe Serbisë. Popullsia shkodrane e mbrojti qytetin për shtatë muaj me radhë kundër ushtrive rrethuese, por më 23.04.1913, ushtritë serbo-malazeze hynë në qytet përmes tradhëtisë së Esat Pashë Toptanit. Serbo-malazezët u detyruan të dilnin pas disa muajsh dhe Shkodra kaloi më vonë nën protektorat ndërkombëtar. Qyteti i kaloi qeverisë së Tiranës më 1920
http://1.bp.blogspot.com/_L0JM3qR2n-s/R0Nek05oAfI/AAAAAAAAAGo/TagNeQcK5QU/s1600/shkoder+title+web2.JPG

http://www.teachersparadise.com/ency/en/media/0/0a/shkodra.jpg

http://www.infoshkodra.com/images/stories/Boom_Boom/shkodra_005.jpg

http://www.ramsar.org/pictures/skadar08.jpg

http://assoc.pagespro-orange.fr/albania/photos/shkodra.jpg

http://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=300&stc=1&d=1019996768

http://www.infoshkodra.com/images/stories/Boom_Boom/shkodra.jpg

http://www.shkodraonline.com/galeria/main.php?g2_view=core.DownloadItem&g2_itemId=10492&g2_serialNumber=2
Powered by:nos® Copyright ©2009-2010 Internet-Nogres Enterprises Ltd. 80710 visitatori (207519 hits) Ne website!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente