NoGRes Home

Hi tech[New]





E RE**





Mercedes E-Class shitjet e tij...
 Përkundër kohëve të vështira, Mercedes ka
me çfarë të lavdërohet. E-class i ri tanimë është shitur në mbi 40.000 njësi, derisa kjo listë do të duhej të bëhej
edhe më e gjatë pas paraqitjes së automjetit edhe në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kinës.
Mercedes Benz gjithashtu ka konfirmuar zyrtarisht se versionin karavan të E-class do ta paraqes këtë vjeshtë në
panairin e automjeteve në Frankfurt. Automjeti do të duhej të gjendej në shitje menjëherë pas mbylljes së panairit
, derisa në Sindelfingen presin që edhe karavani do të kontribuojë dukshëm në shitjen e përgjithshme të serisë E-class.
Edhe pse, marrë parasysh recesionin e shumë përfolur, nuk është mirë të supozohet për suksesin e E-class, duhet
të pranohet se gjenerata e re e limuzinës luksoze afariste do të mund të kishte bukur do telashe në tentimin e vet
për ta tejkaluar paraardhësin e vet që për gjashtë vjet prodhimi është shitur në hiq më pak se 1.5 milionë njësi në
mbarë botën.


Windows genuine akuzon gabimisht 5 milion perdorues!
Projekti i Microsoft, Windows Genuine Advantage,
që është nisur për ta siguruar autencitetin e kopieve të sistemit operativ Windows, është duke i akuzuar
me miliona përdorues se ata përdorin kopie pirate. Që nga Korriku 2005, një në pesë kompjutera ka dështuar
në testin e Windows Genuine Advantage, pohon Microsofti. Më shumë se 22% të 500 milion sistemeve iu
kanë nënshtruar testig përmes shfletuesve IE që e validon kopien e Windows-it. Rreth 114 milion makina
nuk e kanë kaluar testin, që në aspekt të të ardhurave për MS përkthehet në $5 miliard humbje. Problemi
me kësi lloj vlerësime është se janë të paqarta pse sistemet nuk e kanë kaluar testin. Më pak se 0.5% të
sistemeve janë raportuar si pirat, ndërsa tjeret siduket jo. Veren e kaluar MS pranoi që 20% të testeve
kanë dështuar si shkak i jo-piratërisë. MS nuk i publikoi arsyet për këto mos-suksese në kalimin e testit por
deklaroi se ka të bëjë me përdorimin e pa-autorizuar të çelësave OEM në harduer jo-OEM. Sipas MS,
WGA ka ratë për detektime pozitive false nën 1%. Që do të thotë se rreth 5 milion përdorues akuzohen ga-
-bimisht për piratëri. Për MS ratë duket si e pranueshme. MS pohon se vlerat e detektuara nga WGA janë
shenjë se ka nevojë për një gjë të tillë.


Bateria e se ardhmes!
Bateritë e së ardhmes nuk do të ushqehen me energji
elektrike apo diellore, por me glukozë. Dihet se kjo e fundit arrin të furnizojë me energji të gjithë trupat
njerëzorë dhe për këtë arsye shkencëtarët kanë tentuar të shkojnë edhe më larg. Pra, që ta kthejnë atë
në burim energjie sikundër edhe elektriciteti. Prova e parë për këtë do të jenë të ashtuquajturat “bio-bateri”,
të cilat do të kenë brenda tyre një përbërje plastike me origjinë vegjetale. Me një përmasë prej 3.9 cen-
-timetrash, ato do të arrijnë të prodhojë energji falë një reaksioni të provokuar nga prej ushqimit me një
enzimë që ka në përbërje të saj sheqer. Sipas testimeve të realizuara deri tani, këti bateri do të jenë në
gjendje të çlirojnë një energji prej 50 mili/Vat. Ndërkaq, një zbulim i fundit ka qenë edhe ai i një baterie e
cila ka për katalizator një enzimë, përmes së cilës është e mundur rigjenerimi i fuqive energjike të saj. Çelësi
i saj është një polimer i ri i cili mund të ushqehet edhe në etanol e jo vetëm në energji elektrike. Këto bateri,
mund të arrijnë të përdoren edhe për telefonat celularë. “Duket një gjë e madhe, - pohon lidhur me një fakt
të tillë, Bob Hokadej, themelues i baterisë që ushqehen me metanol. Këto enzima janë shumë ekonomike dhe
katalizues shumë të mirë për bateritë”. Qelizat e këtyre enzimave, funksionojnë duke e kthyer në elektricit-
-et energjinë e çliruar gjatë kohës kur oksigjeni dhe hidrogjeni reagojnë në ujin e produkteve si vodka. Hidr-
-ogjeni i pastër është një gaz shpërthyes dhe i vështirë për t’u vënë në dukje. Gjithsesi, provat e deritan-
-ishme kanë treguar se asnjë bio-bateri nuk ka patur enzima të cilat kanë mundur të zgjasin më shumë se pak
ditë.Por ende nuk ka treguar se funksionon plotësisht. Kanë qenë Shelli Minter dhe kolegët e tij të Universit-
-etit në Misuri të cilët kanë rizbuluar elektrodat e polimerit. “Enzimat kanë zgjatur më shumë se disa orë dhe
ende funksionojnë”, tregojnë ata.


Philips nxier tv qe kursejne energjine.
Nga kompania Philips vijnë ekranet kompjuterike të cilët kursejnë
energjinë duke errësuar pamjen kur para tyre nuk gjendet askush. Funksioni i cili para të tjerëve është parë tek
ekranet e Eizos, në formë të ngjashme vjen edhe tek modelet e kompanisë Philips. Në vend që ekrani të shuhet
në tërësi kur askush nuk gjendet para tij, ekranet e Philips zvogëlojnë ndriçimin e pamjes. Ekrani i parë me këtë
funksion (siç e quajnë në këtë kompani) PowerSensor nga linja Brilliance LCD do të vjen me diagonale prej 22 inçësh.
Ekrani në formën “e errësuar” të punës zvogëlon deri në 50% shpenzimin, pohojnë në Philips. Ndjeshmëria mund të
përcaktohet sipas dëshirës, derisa praninë e njerëzve e detekton në largësi prej 30 e 120 centimetra. Nga speci-
-fikat tjera, veçohen rezolucioni prej 1.680 x 1.050 piksela, kontrasti pre 1.000:1 dhe koha e paraqitjes prej 5
milisekonda. Në tregun evropian ekrani vjen në muajin korrik me çmim prej 200 euro.


Televizori 3D se shpejti mund te behet realitet.
Televizori 3D holografik mund tё bёhet realitet Parame-
-ndojeni: ёshtё duke u zhvilluar finalja e Kupёs Botёrore, Shqipёri-Brazil, apo Kosova triumfon nё Eurovision, dhe
ju e pёrjetoni atmosferёn “live” nё tavolinёn tuaj pёrmes televizorit 3-D. Duket si njё ёndёrr, por gjysma e kёsaj
mund tё bёhet realitet sё shpejti, dhe ju tё keni mundёsinё tё keni nё shtёpinё tuaj televizor holografik 3-D.
Teknologjia ecën me aq hapa tё shpejtё, sa qё shkencёtarёt kanё prodhuar pamje tredimensionale tё cilat mund tё
shuhen dhe tё rishkruhen brenda minute. Ekipi i shkencëtarёve nga Universiteti i Arizonёs qё punon nё kёtё drejtim
duket shumё optimist, dhe tashmё e ka thyer barrierën duke i krijuar pamjet e para tredimensionale tё ndryshue-
-shme. “Deri tash kemi arritur ta realizojmë kёtё me njё ngjyrё, tash do tё duhet tё punojmë me tri ngjyra. Par-
-aqitja e pamjeve ishte katёr inçe me katёr (10 cm), dhe tash duhet tё bёjmё diçka tё madhe sё paku sa njё ekran
kompjuteri”, ka thёnё dr. Nasser Peyghambarian, pjesё e ekipit tё shkencëtarёve nga Universiteti i Arizonës. Si
mund tё duken kёta televizorё holografik? Sipas Peyghambarian, televizorёt holografik 3-D mund tё ndërtohen si ekr-
-ane nё mure, tё cilat shfaqin pamje 3D, me pamjen tё cilёn e japin laserёt prapa murrit, ose kjo mund tё jetё si
njё rrafsh horizontal nё njё tabelё me me aparaturё reflektuese holografike nёn tё. Shkencёtarёt shpresojnë se kjo
mund tё arrihen nga pesё deri nё dhjetё vite, sidomos tash pasi qё janë shpjeguar hapat bazё tё ndërtimit tё saj.


Nokia i se ardhmes,se shpejti!
Nokia Morph është prezantim i vizionit të telef-
-onave celularë, ashtu si i sheh aktualisht prodhuesi më i madh i tyre në botë. Problemi është vetëm se konceptet
shkencore e fantastike të Nokias pothuajse asnjëherë nuk arrijnë të dalin në treg. Edhe pse ky vizion i Nokias për
të ardhmen e telefonave celularë është shumë interesant, prodhimi i një telefoni të tillë, për fat të keq, ende nuk
është i mundur sepse mbështetet tepër në teknologjitë të cilat nuk janë të zhvilluara sa duhet, apo që ende janë
në fushën e teorisë. Morph si i tillë është rezultat i bashkëpunimit në mes të hulumtuesve të Nokias dhe njerëzve
të mençur nga Universiteti Cambridge, derisa materialet nga të cilat do të punohej do të duhej të mundësonin for-
-mësimin e tij në bazë të nevojave të shfrytëzuesve.Megjithatë, materialet e tilla priten tek në të ardhmen, kur
të përparojë nano-teknologjia, mirëpo elementet nano-teknologjike do të mund t’i shihnim në telefona celularë gjatë
shtatë viteve të ardhshme, por jo edhe diçka afër një koncepti të këtillë.


Windows 7 shume ndryshe nga ai windows vista.
Versioni i radhës i Microsoft Windows, softuerit
i cili definon përvojën kompjuterike për shumicën e njerëzve, gjoja do t’ua hip nervat më pak sesa paraardhësi i
tij shumë i dobët, Vista. Nga Microsoft porosisin se shfrytëzuesit e kompjuterëve do të mund të testojnë versionin
e ri qysh në fillim të vitit të ardhshëm. Prodhuesi më i madh në botë i softuerëve gjithashtu është duke punuar
në versionin e ri të Word-it, Excel-it dhe elementeve tjera kyçe të paketës Office, programeve më të rëndës-
-ishme të Microsoftit të cilat do të mund të punojnë edhe me anë të shfletues të uebit. Sipas mendimit të eksp-
-ertëve, kompania amerikane po tenton të përballet me rivalët si kompania Google, e cila ofron përpunim pa pagesë
online të fjalëve dhe shfaqjeve tabelore dhe kështu i kërcënohet qendrave më përfituese të Microsoftit. Lajmet
mbi versionin e ri të Windows dhe paketës së Office janë bërë publike në konferencën për programues të cilën e
ka organizuar pikërisht Microsoft. Sistemi operativ i radhës Windows 7 do tu mundësojë përdoruesve të zgjedhin
opsionin i cili do tu sigurojë punë me shumë me më pak alarme dhe vërejtje nga kompjuteri i tyre. Lajmërimet
konstante të cilat paralajmërojnë përdoruesit në rreziqet e sigurisë kanë çmendur shumicën e përdoruesve të Vistas.
Siç merr vesh Associated Press, në Windows 7 janë mbajtur disa nga ndryshimet e theksuara në dizajn, e të cilat
për herë të parë janë paraqitur pikërisht në Vista, por karakteristikat tjera të Vistas gjithsesi janë larguar.


Del ne treg usb me kapacitet 256G
Kompania Kingston ka vendosur të pozicionohet si prodhues i flash
memorieve të xhepit me kapacitetin më të madh. Pasi kanë prezantuar memorien USB me kapacitet 128 gigabajt,
tash ka arritur versioni dyfish më i madh, me 256 GB. Siç ndodh zakonisht me memoriet USB, s’ka çka të thuhet
shumë për të, përveç kapacitetit, si dhe shpejtësisë së përcjelljes së të dhënave në këtë pajisje, të quajtur Kingston
Data Traveler 300. Prodhuesi thotë se shpejtësia e leximit është 20MB/s dhe e regjistrimit 10MB/s, që nuk është
edhe spektakolare, por as e keqe. Por, kujdes: Nëse dëshironi të keni memorie USB me kapacitetin më të madh,
duhet të ndani një shumë bukur të madhe të parave, në këtë rast 900 dollarë.


  Alfa vjen me nje model me modern.
Alfa Romeo në dy vitet e ardhshme do ta nxjerrë në treg edhe gjen-
-eratën e re të modelit 159, i cili në kuadër të nomenklaturës së re të prodhuesit italian, në vend të shenjave
numerike do të marrë emër me shkronja. Emri i modelit të ri të jetë Giulia, i cili do të bazohet në serinë e vazh-
-duar të platformës e cila do të shfrytëzohet për modelin e ri Milano, pasues i 147-shit. Në vazhdim do të puno-
-het në platformën C-Evo me hapësirë më të madhe ndërmjet boshteve dhe me amortizim më të sofistikuar. Këtu
mund të themi se boshti shtytës i rrotave të përparme do të jetë ai standard, ndërsa në opsion do të përfshihet
edhe tërheqësi Q4- me të katër rrotat. Sa i përket motorizimit, është ende herët që të flitet, por ‘downsizing’
është i pranishëm edhe te modelet tjera të reja të Alfa Romeos, të cilat ndoshta do të arrijnë në treg para
Giulias. Kështu bazën e amortizimit pritet ta bëjnë modelet benzinë me vëllim 1.4 dhe 1.8 litërsh, dhe motori me
naftë 1.9 litërsh.


Microsoft dhe yahoo ne prag te marveshjes.
Disa top menaxherë të Microsoft-it raportohet se kanë
udhëtuar në Silicon Valley (jug të San Franciskos) në negociata për të bashkëpunuar me Yahoo, bën të ditur All Things
Digital. Jozyrtarisht, të dyja kompanitë në rast të negociatave të suksesshme paralajmërojnë fillimin e bashkëpunimit
që në javën e ardhshme. Zyrtarisht as Yahoo e as Microsoft nuk kanë dhënë kurrfarë komentesh, por thuhet se ky
është takimi përfundimtar, nëse negociatat nuk kanë sukses, kompanitë nuk do të mundohen më tej të hynë në projekte
të përbashkëta. Vetë mënyra e bashkëpunimit nuk është e njohur, por është e mundshme blerja nga Microsoft e rekl-
amave të Yahoo si dhe dhënia më pas e provizionit shtesë ose lëshimi i preokupimit me reklama tërësisht Yahoo-së, po
ashtu me anë të provizionit. Një gjë dihet, qëllimi i të dyja kompanive është i njëjtë – përpjekja për ta dobësuar ose
rrëzuar nga kreun Google-n.


Prezantohet golf 6 gti sportive.
Mjeshtërve botërorë për modifikimin e automjeteve nuk u
është dashur shumë kohë të fusin në duart e veta edhe Golfin më të ri GTI të gjeneratës së gjashtë. Kështu kompania
e njohur ABT këto ditë ka paraqitur një Golf VI që të lë pa frymë. Që në shikim e parë shihen një varg ndryshimesh
në pamjen e jashtme të automjetit, është më agresiv me disa detaje të cilat zbulojnë edhe kuajt fuqi shtesë të tij.
Edhe motorizimi është mbresëlënës. Në fakt, ekzistojnë versione të motorëve të përpunuar. Versioni i parë ka përje-
tuar rritjen e 210 KF standard në 260 KF, derisa për ata të cilët as kjo nuk u mjafton është bërë edhe versioni S.
Po ua merr mendja, ka edhe më shumë kuaj fuqi. Versioni S zhvillon hiq më pak se 300 KF dhe deri në 100 kilometra
në orë arrin për më pak se gjashtë sekonda. Automjeti është lëshuar për 30 milimetra e për frenim përkujdeset sist-
-emi i fuqishëm i frenimit i kompanisë ABT.


Vjen ekrani me i holle nga Samsung.
Kur bëhet fjalë për ekranet LCD, disi nga dukej se beteja se kush është
më i shpejti, më i holli dhe më i miri disi ishte shuar, marrë parasysh se kjo teknologji ka arritur nivele të larta në të tri
bazat e përmendura, mirëpo duket se Samsung nuk mendon ashtu. Samsung XL2370 para së gjithash theksohet për kornizën
e tij gjysmë transparante, që na përkujton në disa televizorë, mirëpo sigurisht do të përshtatet mirë edhe në rolin e ekr-
-anit në tavolinën e punës. Gjithashtu, shtëpiza është njëra prej më të hollave në botë, ka trashësi sa një gisht - 0.65 inç,
apo 1.65 centimetra. Sa u përket karakteristikave teknike, diagonalja e tij është 23 inç, rezolucioni është HD (1.920 x
1.080 piksela), kontrasti 5.000.000:1, derisa koha e përgjigjes është dy milisekonda.


Sony prezanton walkmanin e ri
Video Walkmani E440 miniatural nga kompania Sony nuk ka ekran OLED si
walkmanët tjerë, por për këtë edhe çmimi do të jetë dukshëm më i arsyeshëm. Sony Walkman E440 vjen me ngjyrë të
zezë apo në kombinim të ngjyrave kuq e zi, mbështet formatet MP3, WMV e WMA, ka radio FM (nga e cila mund të incizoj
drejtpërsëdrejti në diskun e pajisjes) dhe equalizer. Bateria do të mund të mbaj deri në gjashtë orë video paraqitje dhe
30 orë riprodhim të muzikës, derisa si për çudi, kapaciteti i diskut nuk përmendet në njoftimin zyrtar. Ekrani është LCD
dhe ka diagonale prej vetëm dy inçësh, që është mangësi për një pajisje e cila është e dedikuar për riprodhimin të video
materialeve. Mirëpo seria E nënkupton pajisje më të lira për përdoruesit të cilat nuk kërkojnë shumë, prandaj mund të
pritet që edhe E440 do të jetë më i arsyeshëm në çmim nga konkurrentët e tij me ekrane më të mëdha. Çmimi i saktë
dhe data e paraqitjes në treg nuk dihen ende.


Motorola ROKR ZN50 – multimedia në xhep!

Derisa të gjithë presin padurim që edhe Motorola të paraqet pajisjen e vet
me sistemin operativ Android të Google, kjo kompani amerikane ka paraqitur edhe një model intrigues. Bëhet fjalë për tele-
fonin ROKR ZN50 me ekran të ndjeshëm në prekje, i cili me dizajnin e tij ngjan shumë me brendin Nokia XpressMusic. Ky
është telefoni i parë i kësaj kompanie e cila në vete përmban pamjen Motorola Panorama e cila ka tre paraqitje të ndryshme
të ekraneve. Motorola ROKR ZN50 ekran TFT me madhësi prej 2.5 inçësh me rezolucion 240 x 427 piksela, fotoaparat prej
tre megapikselash me auto-fokus, pranues të integruar për GPS, stereo Bluetooth dhe mbështetje për HSDPA. Kapacitetet
për ruajtjen e dhënave janë të mira dhe në telefon mund të vendosen rreth 16 GB hapësirë të dhënave me anë të kartelave
të memories microSD.



Tastierë me taste OLED.
  Për shkak se idetë e mëhershme të këtij lloji janë bukur të kush-
tueshme, sikur tastiera Optimus Maximus tek e cila të gjitha tastet në të njëjtën kohë janë edhe ekrane të vogla OLED
dhe kushton 1.600 dollarë, kompania OCZ ka vendosur të ofrojë një alternativë më të lirë. Për dallim nga Optimus Maximus,
tastiera Sabre e OCZ-së në fakt është një tastierë e thjeshtë me shtesë të nëntë tasteve OLED të cilat programohen.
Pos që në përgjithësi nuk duket aq mirë, tastet OLED në Sabre kanë edhe një numër të kufizuar ngjyrash.



Rrjedhin fotografitë e para të Jaguar XJ.
Përkundër përpjekjeve të shumta, Jaguar nuk ka arritur ta ruaj
si fshehtësi risinë e vet deri në premierën e madhe e cila do të mbahet  në Londër. Një portal interneti, gjoja pahiri,
ka publikuar fotografitë, ato zbulojnë tërësisht pamjen e jashtme të automjetit. Siç edhe është mundur të supozohet, XJ i
ri nuk ka pika që ndërlidhen me paraardhësin e tij, mu siç është rasti tek modelet S-Type e XF. Pikërisht XF ka shërbyer
si inspirim për krijimin e Jaguarit më prestigjioz. Padyshim, linja pothuajse kupe është risi absolute, e në të njëjtën kohë për
pjesën e prapme do të mund të thuhej se është nuk është sipas traditës së Jaguarit.



Mozilla Firefox 3
Kur më 17 qershor të këtij viti “Firefox” lansoi versionin e ri të prog-
ramit të tij dhe i ftoi njerëzit që ta shkarkojnë (download) versionin e ri, askujt nuk i ka shkuar mendja se kjo thirrje do të jetë
aq efektive. Më saktësisht, po atë ditë janë marrë më shumë se tetë milionë aplikacione, duke e bërë kështu “Firefox 3” softuerin
që është marrë më së shumti për një ditë, me çka ka hyrë edhe në librin e rekordeve të Ginisit. ”Firefox 3” bazohet në sistemin
e ri të gjenerimit të faqeve, “Gecko 1.9”, i cili në bazë të theksimeve të “Mozilla”-s përmban më shumë se 14.000 ndryshime në
kodin e vet, gjë që ka të bëjë me shpejtësinë e leximit të faqeve. Ky program vjen në 45 gjuhë.



Lenovo paraqet laptopin e dy ekrane.
Lenovo ka paraqitur laptopin me dy ekrane LCD, që është një gjë e
rrallë në botë kur bëhet fjalë për laptopët. Qëkur ka marrë përsipër prodhimin e kompjuterëve nga IBM, Lenovo markën tregtare
ThinkPad e ka zgjeruar në të gjitha llojet e mundshme të laptopëve, derisa IBM në formë konzervative mbahej vetëm për laptopët
afarist. Shembuj të zgjerimit të përmendur janë konkurrenti super i lehtë ndaj atij Air të kompanisë Apple, modeli X300 si dhe një
seri jashtëzakonisht e fuqishme e kompjuterëve W700. Pikërisht me këta kompjuterë W700 Lenovo ka vendosur të shkojë deri në
fund; bëhet fjalë për laptopin me dy ekrane. Është e njohur që profesionistët, e veçanërisht ata që merren me grafikë, shpesh
përdorin dy ekrane gjatë punës me kompjuter. Ekrani sekondar kryesisht shërben për mbajtjen e mjeteve të punës, derisa ai pri-
-mar është sipërfaqe e punës. Pikërisht një sistem të tillë ofron ThinkPad W700ds. Ekrani sekondar nxirret nga pjesa e prapme e
kompjuterit dhe ka rezolucion prej 768 x 1.280 piksela. Monitori primar me diagonale është prej 17 inçësh dhe rezolucion 1.920 x
1.200 piksela. Laptopi përmban procesor Intel Core 2 Quad, ofron instalim deri në tetë gigabajt të memories DDR3, kartela grafike
Nvidia Quadro FX dhe disqe të forta në konfiguracionet RAID. Pritet që W700ds do të kushtojë 3.600 dollarë amerikanë, respek-
-tivisht rreth 2.575 euro.Nje shume jo e vogel,por te mendojme se ky laptop eshte vecant ne llojin e vet do te mendojme ndryshe! 


Samsung nxier ne treg telefon me karikim nga dielli.
Nëse jeni tip që preferoni të rrini në ambient, s’keni pse shqetësoheni më
për shkarkimin e baterisë së celularit. Samsung ka bërë publik të mërkurën celularin e parë GSM që ushqehet me energji diellore,
modeli E1107, i njohur edhe me emrin “Kurora Diellore”. Është një telefon dual-band GSM (900MHz dhe 1800MHz) dhe mund të ka-
-rikohet kudo shndrin dielli. Telefoni është me përmasa dhe formë si telefonat e tjerë, por me një ndryshim: në pjesën e pasme ka
një panel kapës të energjisë diellore që ju furnizon me 5 deri 10 minuta bisedë për çdo orë karikim. Por kjo varet nga sa e fortë
është drita e diellit. Sipas Samsung, vlerësimi i mësipërm është bërë në bazë të 80,000 luks drite dielli (mesatarja e një dite me
diell) me telefonin fikur dhe duke thithur rreze. Kurora Diellore vjen me një tërësi karakteristikash. Kryen funksionet bazë të celul-
-arit, radio FM, zile MP3, lojëra të parainstaluara, dhe një elektrik të integruar. Telefoni ka edhe disa karakteristika sigurie si
Mobile Tracker (Gjurmuesi i Telefonit), i cili ju lajmëron kur ndërrohet karta SIM dhe dërgon një mesazhe SOS. Ka edhe një karakte-
-ristikë “Thirrjeje të Rremë”, që do të thotë se mund të shtireni sikur po merrni një telefonatë për t’ju shpëtuar nga ndonjë situatë
të pakëndshme në të cilën mund të ndodheni. Kurora Diellore do jetë i disponueshëm në shumë tregje, përfshirë Evropën, Indinë,
Azinë Juglindore, dhe Amerikën Latinë duke nisur nga ky muaj. Në Indi për momentin ky celular kushton 59 $, por çmimi zakonisht ve-
-ndoset nga kompanitë e telefonisë celulare. Më herët këtë vit, Samsung shfaqi një tjetër telefon diellor, Blue Earth



Audi me ne fund shfaq modelin A7

Pas një varg skicash dhe paralajmërimeve, më fund e kemi pritur edhe heqjen e perdes nga koncepti i Audi A7 të cilin në Ingolstadt
e thërrasin Sportback. Emri Sportback, siç ka sqaruar drejtori i Audit, Rupert Stadler, vjen shkaku i linjës “fastback” të cilës i
është nënshtruar pjesa e prapme e cila bën që kjo limuzinë të duket më shumë si kupe sportive. Theksin e përmendur të dizajnit Audi
planifikon ta bartë në tërë serinë e saj, duke filluar nga modeli A5 Sportback, më vonë gjatë këtij viti.
Nën kapakun e konceptit
Sportback gjendet motori trelitërsh V6 me 225 KF i cili automjetit falë marshit S-Tronic automatik prej shtatë shpejtësish i mund-
-ëson kalimin e njëqind kilometrave me shpenzim mesatar prej gjashtë litrash. Paraqitja serike e Audi A7, konkurrentit të Porsche
Panameras dhe Mercedes CLS-it, do të duhej të paraqitej gjatë vitit të ardhshëm.



Nokia i rezistueshem ndaj ujit dhe pluhurit

Celular i Nokias i rezistueshëm ndaj ujit e pluhurit Nokia ka paraqitur një
celular të ri me mundësi relativisht modeste, por të rezistueshëm ndaj ndikimeve të jashtme, para së gjithash ndaj ujit e
pluhurit. E për dallim nga pajisjet tjera të këtij lloji, kjo madje edhe duket bukur. Nokia 3720 mund të lavdërohet për mbë-
-shtetje të teknologjisë EDGE, fotoaparatin me dy megapiksela (me blic LED), radio FM, Bluetooth 2.1 si dhe mundësinë e
zgjerimit të memories me anë të kartelave microSD. Nuk është keq, por jo edhe diçka spektakolare, mirëpo kur kuptoni se
këtë celular mund ta fusni në midis të pluhurit apo ta shpërlani me ujë e mos ta gjej gjë, e krejt këtë për 125 euro, gjërat
atëherë tingëllojnë shumë më mirë.
Powered by:nos® Copyright ©2009-2010 Internet-Nogres Enterprises Ltd. 80509 visitatori (207251 hits) Ne website!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente